• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sot flet fusha e blertë, simbolet që nuk lejohen dhe akset që bllokohen

by
08/10/2015 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në orën 20:45, i jepet fund deklaratave dhe tensioneve, ndërsa fjalën e merrë fusha e blertë, aty ku Shqipëria dhe Serbia do të zbresin në ndeshjen më historike dhe më vendimtare për kombëtaren kuqezi.

Masat e sigurisë të marra për garantimin e kësaj ndeshje janë mjaft të forta, njëlloj me vizitat e zyrtarëve të lartë si ish-Presidentit amerikan George W. Bush dhe Papa Françeskut vjeshtën e kaluar.

Po ashtu do të bllokohen edhe mjaft akse rrugore ku nga ora 12:00-19:00 në kryeqytet, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima” deri te “Rruga e Elbasanit”. Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të ndalohet qarkullimi në tunelin e Elbasanit. Tuneli do të qëndrojë i mbyllur deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit. Pas orës 12:00, qarkullimi do të jetë i ndaluar edhe nga qafa e Kërrabës. Praktikisht, të gjitha rrugët që lidhin Tiranën me Elbasanin do të jenë të mbyllura, prandaj tifozët kryeqytetas do të duhet të shkojnë në Elbasan nga Durrësi.

Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në stadium. Për të gjithë tifozët që kanë prerë biletat për të parë ndeshjen në stadium do të lejohen vetëm këto veshje: Shalli me flamurin kuq e zi; Bluza, ose shalle të stampuara vetëm me flamurin dhe simbolet “Kuq e Zi”; Flamuri kombëtar dhe asnjë banderolë tjetër; Shalli me mbishkrimin “Plisat”. Gjithashtu policia bën me dije se nuk do të lejohen banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”; asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës; asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin “Harta Etnike”; asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”; Asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës; në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Next Post

Tifozët serbë flamur dhe provokim në "Elbasan Arena" (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com