• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sport

Sot finalja e Champions League, Manchester City dhe Inter përballen në Stamboll

by A M
10/06/2023 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Manchester City dhe Interi do të përballen këtë të shtunë në Stamboll për finalen e Champions League. Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar këtë sezon Premier League-n dhe Kupën FA. Është hera e dytë në 3 vjet që City arrin finalen e Champions League. Në vitin 2021, ata humbën përballë Chelsea-t.

“Na duhet të gjejmë një mënyrë për të fituar të parën. Nëse do ta bëjmë këtë ka për të qenë e shkëlqyer për ne lojtarët, klubin dhe tifozët”, tha Kevin De Bruyne.

Në Angli deri më tani është vetëm Manchester United që ka arritur të fitojë tripletën. City shkon në finale me rezultate shumë të mira pasi në 26 ndeshjet e fundit ka humbur vetëm 1 herë. Ndërsa në Europë ka fituar 7 nga 12 sfidat.

“Kisha Messi-n në të shkuarën dhe tani Haaland-in. Ky është suksesi im. Nuk po bëj shaka, kjo është e vërteta”, tha Pep Guardiola.

Interi, nën drejtimin e Jose Mourinho-s, mposhti Barcelonën e Guardiolës në gjysmëfinale për të fituar kështu tripletën e parë në 2010. Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që italianët përballen me City-n.

“Ky është fundi. Champions League është një kompeticion i jashtëzakonshëm. Është një ëndërr, po. Për të arritur rezultate duhet të keni proporcionin e duhur të fiksimit dhe dëshirës”, tha Pep Guardiola.

Citizens janë favoritë përballë italianëve, të cilët përfunduan të tretë në Seria A këtë sezon dhe që fituan Kupën e Italisë për të dytin sezon radhazi.

Megjithatë, Interi nuk duhet nënvlerësuar. Ata kanë mbajtur 8 ndeshje nga 12 gjithsej me portë të paprekur pasi edhe portieri Andre Onana po kryen një performancë të jashtëzakonshme.

Skuadra e Simone Inzaghi-t ka gjithashtu një sulm që nuk duhet nënvlerësuar. Lautaro Martinez ka 28 gola dhe 11 asiste në 58 ndeshje. Italianët kanë në skuadër edhe Edin Dzeko-n dhe Romelu Lukaku-n.

“Është ndeshja ime më e rëndësishme, besoj edhe për lojtarët njësoj sepse kemi lojtarë si Dzeko dhe Onana që kanë luajtur në gjysmëfinale. Shpaguhen të gjitha përpjekjet tona në këtë vit të gjatë dhe të vështirë”, tha Inzaghi.

Manchester City doli e para në fazën e grupeve dhe nuk humbi asnjë ndeshje. Ekipi i Guardiolës i fitoi të gjitha ndeshjet në stadiumin ‘Etihad’. Në fazën me eliminim direkt ata mposhtën, Sevilla-n, Leipzig, Bayern Munich dhe në gjysmë finale Real Madrid.

Interi doli e dyta në grupin C pas Bayern Munich, por para Barcelonës. Në fazën me eliminim direkt ata fituan ndaj Portos e Benfikës dhe në gjysmëfinale u takuan me rivalët e Milanit. Dy fitore u dhanë biletën për në finalen e Stambollit.

 

Next Post
Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Turqi, humbin jetën 5 punonjës

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Turqi, humbin jetën 5 punonjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In