• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Sot është dita…

by S M
08/12/2016 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Zakonisht sot, në tetë dhjetor, shqiptarët ndalen një çast për të kthyer kokën drejt një kohe që tashmë duket e largët dhe disi e ftohtë për kujtesën njerëzore. Vitet, 26 të tillë, bëjnë punën e tyre. Studentët e dhjetorit ’90 kanë kohë që kanë nisur të zbardhen nga flokët, ndërsa protagonistët e tjerë, ata që përfituan nga Lëvizja e Dhjetorit duke ndërtuar karriera politike të të gjitha dimensioneve, kanë nisur të ndjejnë seriozisht se është koha të largohen nga skena.

Tetë dhjetori sot festohet si një datë zyrtare në kalendarin e festave dhe pikërisht ky zyrtarizim, ky ritual kujtimesh, intervistash, emisionesh televizive e prononcimesh nga të njëjtët emra e fytyra, që përsëritet çdo vit, e ka rreshtuar atë prej kohësh në albumin “burokratik” të datave që duhen mbajtur mend.

Megjithatë 26 vjet më parë, një ndër sistemet më të egra komuniste do të rrëzohej brenda pak orësh nën ecejaket në rrugët plot baltë të Qytetit Studenti, të dhjetra mijë studentëve e banorëve të Tiranës. Komunizmi shqiptar mbretëroi për 45 vjet, por u rrëzua në harkun e pak orëve! Një paradoks që ka prodhuar lloj-lloj gojëdhënash, të cilat kanë qenë bashkudhëtare të kësaj date në çerek shekullin që pasoi.

Sot është dita kur kujtojmë rënien e komunizmit, pas një lëvizjeje studentore e cila ishte pika që derdhi gotën e mbushur plot, të një sistemi të kalbur dhe absurd. 26 vjet më pas kemi luksin të jemi më të ftohtë e objektivë në analizën e atyre ngjarjeve. Sepse kemi parë fundin e saj, dimë produktin që nxorri, ndryshimin rrënjësor që solli. 26 vjet më pas, është dita të reflektojmë për përdorimin e shansit të madh që i dha shqiptarëve 8 dhjetori i vitit 1990. Një sistem i rrëzuar pa gjakderdhje, na futi në një rrugë të re e të pashkelur, në një demokraci të brishtë e cila paradoksalisht nuk kaloi pa incidente të rënda e pa gjakderdhje.

Mund të pyesim veten në këtë ditë, se përse data 8 dhjetor nuk ka (fatmirësisht) dëshmorët e saj, të rënët që dhanë jetën për të sjellë demokracinë, kur momente të tjera shumë kohë më pas, morën me vete mijëra jetë njerëzore. Mjafton të kujtosh vitin e mbrapshtë 1997, me traumën e madhe kombëtare e të vrarët që provokoi, për të kuptuar se dhjetori i vitit 1990 nuk qe realisht fundi i tunelit, por vetëm një segment i tij.

Sot është dita kur ne shqiptarët ballafaqohemi jo vetëm me ndarjen me të keqen, por edhe me ushtrimin e vështirë të koshiencës, për mënyrën me të cilën e kemi përdorur lirinë që lindi në tetë dhjetor. Pse lejuam që qindra mijë shqiptarë të ikin nga sytë këmbët, për t’i shpëtuar asaj që erdhi pas 8 dhjetorit? Pse nuk e integruam Shqipërinë më herët në Europën e Bashkuar, pse nuk ndërtuam një shtet ligjor por një karikaturë të tij, pse lejuam degjenerimin e elitave politike, pse nuk zgjidhëm çeshtjen e pronës, pse nuk ngritëm një administratë profesionale dhe dinjitoze, pse vijojmë të jemi vagoni i fundit në trenin e gjatë të kontinentit ku jetojmë? Pse vazhdojmë të endemi në kallamishtet e një shteti folklorik dhe artizanal, pa mundur të hyjmë brazdën e demokracive normale?

Këto pyetje janë më aktuale dhe therëse se kurrë në ditën që përkujtojmë. Sepse tetë dhjetori, më parë sesa të jetë një festë zyrtare, është një pasqyrë e ndërgjegjes tonë 26 vjeçare si shoqëri. Koha e lajle-luleve ka ikur bashkë me ngrefosjen e protagonistëve. Është koha të ballafaqohemi me idealet e mbetura rrugëve të tetë dhjetorit 1990. Më i pari fare, ai që thoshte “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”!

 

Next Post
VIDEO/  “Policia! Në tokë shpejt!”… momenti i arrestimit të dy trafikantëve të kokainës në kryeqytet

VIDEO/  “Policia! Në tokë shpejt!”... momenti i arrestimit të dy trafikantëve të kokainës në kryeqytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do ketë komuniteti Bektashi një shtet sovran? Flet ish-këshilltari i Bill Klinton, i dërguar special i projektit nga SHBA: Nuk kemi qenë kurrë kaq afër!

A do ketë komuniteti Bektashi një shtet sovran? Flet ish-këshilltari i Bill Klinton, i dërguar special i projektit nga SHBA: Nuk kemi qenë kurrë kaq afër!

August 26, 2026
Drejtoi grupin xhihadist të qitësve në Siri, SHBA heq nga sanksionet snajperistin shqiptar me dy identitete!

Drejtoi grupin xhihadist të qitësve në Siri, SHBA heq nga sanksionet snajperistin shqiptar me dy identitete!

August 26, 2026
Nga Kamza në Bulqizë për të kultivuar dy parcela me hashash, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar!

Nga Kamza në Bulqizë për të kultivuar dy parcela me hashash, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar!

August 26, 2026
FOTO/ Kokaina në midhje dhe kanabisi në karkaleca, ja si futej droga në Burgun 313 përmes makaronave të gatuara!

FOTO/ Kokaina në midhje dhe kanabisi në karkaleca, ja si futej droga në Burgun 313 përmes makaronave të gatuara!

August 26, 2026
Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

August 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 27 Gusht 2026

August 26, 2026
Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq. Zbardhen përgjimet telefonike

Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq. Zbardhen përgjimet telefonike

August 26, 2026
Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

August 26, 2026
Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

August 26, 2026
Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com