• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot është dita ideale për ta lënë duhanin

by A R
31/05/2016 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo vit, më 31 maj, OBSH dhe partnerët me rastin e Ditës Botërore Pa-Duhan, theksojnë  rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit.

Në kuadër të kësaj dite,  OBSH dhe Sekretariati i Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit janë duke bërë thirrje që, çdo palë të  miratojë dhe zbatojë masa efektive për një paketim të thjeshtë (standard) të produkteve të duhanit.

Në faqen zyrtare të ISHP-së thuhet se paketimi  i thjeshtë zvogëlon atraktivitetin e produkteve të duhanit dhe është një masë e rëndësishme për uljen e kërkesës dhe kufizon përdorimin e paketimit të duhanit si një formë e reklamimit të duhanit dhe promovimit, me mjete fallco, mashtruese, zhgënjyese ose që ka të ngjarë të krijojnë përshtypje të gabuara për karakteristikat e tij.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, paketimi i thjeshte i produkteve të duhanit rrit efektivitetin e paralajmërimeve shëndetësore.

“Paketimi i thjeshtë nuk promovon një produkt duhani me mjete fallco, mashtruese, zhgënjyese ose që ka të ngjarë të krijojnë përshtypje të gabuara për karakteristikat e tij, efektet shëndetësore, rreziqet dhe/ose dëmtimet, duke përfshirë çdo term, përshkrim, shenjë dalluese, shenjë figurative ose ndonjë shenjë tjetër që në mënyrë direkte ose indirekte krijon një përshtypje fallco që një produkt i veçantë duhani është më pak i dëmshëm se prodhimet e tjera të duhanit’, nënvizon ISHP.

Konventa Kornizë për kontrollin e  Duhanit në udhëzimet për nenet 11 dhe 13, rekomandon palët të  miratojnë dhe zbatojnë, paketimin  e thjeshtë si pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse multisektoriale për kontrollin e duhanit.

“Paketimi gjenerik” nënkupton që të gjitha paketat e duhanit të duken njësoj sepse  edhe germat “font-i”, do të jenë të detyrueshme të jenë të njëjtat për çdo lloj pakete, por i vetmi ndryshim është emri i markës tregtare, pra ose Marlboro ose Kent ose Camel.

Next Post

Coca Cola, një detergjent fantastik kundër shumë njollave (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Korrik 2026

July 14, 2026
‘Lufta’ në hapësirën digjitale, BE-ja sanksionon rrjetet ruse të spiunazhit kibernetik

‘Lufta’ në hapësirën digjitale, BE-ja sanksionon rrjetet ruse të spiunazhit kibernetik

July 14, 2026
Spektakli i garantuar, Franca përballë Spanjës për një biletë në finalen e madhe

Spektakli i garantuar, Franca përballë Spanjës për një biletë në finalen e madhe

July 14, 2026
Policia “shigjeton” zjarrvënësit, 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit

Policia “shigjeton” zjarrvënësit, 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit

July 14, 2026
Parada e 14 korrikut në Francë, Macron jep mesazhin e “zgjimit strategjik” të Europës

Parada e 14 korrikut në Francë, Macron jep mesazhin e “zgjimit strategjik” të Europës

July 14, 2026
Sot Konferenca e IX Ndërqeveritare, mesazhi i ministrit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

Sot Konferenca e IX Ndërqeveritare, mesazhi i ministrit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

July 14, 2026
“Do t’i përkushtohem detyrës së deputetit” Ivi Kaso njofton se nuk do të rikandidojë për Sekretar në PD

“Do t’i përkushtohem detyrës së deputetit” Ivi Kaso njofton se nuk do të rikandidojë për Sekretar në PD

July 14, 2026
Kryeministri polak publikon kërcënimet që mori pas atentatit të homologut të tij në Sllovaki

Alarmi polak për Ukrainën: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit!

July 14, 2026
Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

July 14, 2026
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In