• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot është dita botërore e Maces së Zezë, por cili është kuptimi i saj në shtete të ndryshme

by Java News
17/11/2018 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

17 nëntori është dita botërore e Maces së Zezë, kafshë që sipas traditës mesjetare të rrënjosur në kulturën evropiane, për fat të mirë trashëgimi e epokave të tjera që ndihen gjithmonë e më pak sot, sjell fat të keq. Dhe ja si shihet në vende të ndryshme.

Franca: Chat noir

Të kesh një mace të zezë sjell fat të keq, sidomos në…Instagram. Në Francë, macet e zeza sjellin fat të keq në përgjithësi, por veçanërisht për ata që i kanë. Kështu, numri i maceve të zeza të braktisura është i lartë. Dhe numri i tyre rritet për fat te keq, edhe kjo për faj të Instagramit, transmeton oranews. Macet e zeza, në fakt nuk janë të lehta për tu fotografuar dhe ata që duan të ndikojnë preferojnë mace të ngjyrave të tjera. Po ka edhe nga ata që janë mobilizuar në sitin wanimo.fr me fushatën #perlenoir.

Suedia: Svarta Katten

Mace të zeza, por jo vetëm ato: gratë dhe priftërinjtë me të zeza sjellin fat të keq. Në Suedi ka edhe një ditë dedikuar maceve të zeza: svarta kattens dag. Në këtë vend, macja e zezë sjell fat të keq nëse kalon rrugën. Një metodë për të shmangur tersin? Të pështysh tre herë prapa shpatullës së majtë. Nuk ka ndërkohë asnjë shenjë apo mjet për gratë dhe priftërinjtë: nëse këta të fundit shkojnë për peshkim, apo dikush me ta shkon në peshkim, do të kthehet duarbosh.

Gjermania: Schwarze Katze

Fat i keq të shoqëron vetëm nëse macja kalon nga e majta në të djathtë. Ndërsa nga ana tjetër, ajo sjell fat. Një shpjegim i mundshëm i arsyes se pse nga Gjykimi i fundit, të mirat duhet të vendosen djathtas, të këqijat majtas.

Britania e Madhe: Black Cat

Britanikët mendojnë ndryshe nga gjermanët. Macja e zezë sjell fat të keq nëse kalon nga e djathta në të majtë. Supersticioni kërkon që macja sjell fat nëse kalon nga e majta në të djathtë. Nëse ecën drejt dikujt, atëherë do të sjellë fat, por nëse ikën larg, atëherë do të marrë me vete edhe fatin e mirë.

Spanja: Gato negro

Nga “fati I keq” tek lotaria. Edhe në Spanjë macja e zezë sjell fat të keq nëse kalon rrugën. Fama e keqe e kësaj kafshe është kaq e konsoliduar saqë në Barcelonë kanë kërkuar ta heqin nga dekorimet festive të natës së Shën Gjonit. Në mesjetë, në fakt, macja e zezë digjej në sheshe gjatë festës dhe kjo simbiologjikë është ende prezente në imagjinatën e spanjollëve. Jo për të gjithë është simbol i fatit të keq: një prej administratave të lotarisë së fundvitit në Spanjë, Il Gato Negro, ka shitur për shumë vite bileta fituese të lotarisë.

Brazil: Gato preto

Macja e zezë sjell fat të keq, por kujdes sesi hakmerreni. Nëse ecën me shpejtësi drejt një personi, sjell fat të mirë duke e marrë kur ikën (si në Britani). Nëse keni ndërmend të merrni hak duke fajësuar macet, kini kujdes: shkrimtari Paulo Coelho, magjistari tek “Il Cammino di Santiago” pohon se në Brazil të vrasësh një mace të tillë sjell 7 vite fatkeqësi. /ma.me

 

Next Post
Historiani Pëllumb Xhufi: ‘Kampi i Tepelenës ishte më i miri, krahasuar me të tjerët’

Xhufi: Pse edhe një ‘historian leshi’ si unë, s’mund t’i bashkohet hipokrizisë për Mid’hat Frashërin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

September 30, 2026
“Shqipëria është e pastër”, ISHP: Nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit Perëndimor

Virusi i Nilit Perëndimor ngre përsëri alarmin, 2 raste të reja shfaqen në Shqipëri! Shkon në tre numri i të infektuarve nga mushkonjat

September 30, 2026
Guardiola thyen heshtjen për rastin e Cityt: Do e kalojmë këtë së bashku! Jam këtu me ju, më shumë se kurrë

Guardiola thyen heshtjen për rastin e Cityt: Do e kalojmë këtë së bashku! Jam këtu me ju, më shumë se kurrë

September 30, 2026
58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

“Politico”: BE “hap portat”? Tregu europian afrohet për kandidatët, por përfitimet lidhen me reformat

September 30, 2026
Festivali i riteve në Gjirokastër, këngë dhe zakone që rikthyen trashëgiminë kulturore

Festivali i riteve në Gjirokastër, këngë dhe zakone që rikthyen trashëgiminë kulturore

September 30, 2026
“Po dëmtohet turizmi”, Dhoma Amerikane ngre shqetësimin: Shkak mungesa e ujit, ndotja dhe problemet me punonjësit

Saranda me fluks turistësh në shtator, vizitorët vazhdojnë të frekuentojnë bregdetin shqiptar edhe gjatë vjeshtës!

September 30, 2026
Thellohet kriza politike në Rumani, parlamenti rrëzon sërish kandidatin për kryeministër të propozuar nga presidenti

Thellohet kriza politike në Rumani, parlamenti rrëzon sërish kandidatin për kryeministër të propozuar nga presidenti

September 30, 2026
Hita merr pjesë në Konventën Europiane të Shefave të Policisë, takohet dhe me drejtorin e EUROPOL-it

Hita merr pjesë në Konventën Europiane të Shefave të Policisë, takohet dhe me drejtorin e EUROPOL-it

September 30, 2026
FOTO/ Zjarri në një pikën e përpunimit të hekurit në Fllakë të Durrësit del jashtë kontrollit, zona mbulohet nga tymi i zi! Dëgjohen dhe shpërthime

FOTO/ Zjarri në një pikën e përpunimit të hekurit në Fllakë të Durrësit del jashtë kontrollit, zona mbulohet nga tymi i zi! Dëgjohen dhe shpërthime

September 30, 2026
Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni, emigracioni dhe pasuritë e paligjshme mbeten sfida

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com