• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot ekuinoksi pranveror, dita barazohet me natën

by A R
20/03/2017 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është ekuinoksi pranveror, ku dita barazohet me natën. Fenomeni astronomik për këtë vit nis në orën 10.28 minuta. Ndërsa në vjeshtë do të ndodhë më 22 shtator në orën 20:02 minuta.

Ndërsa në hemisferën e veriut ndodh ekuinoksi pranveror, në hemisferën e jugut nis vjeshta. Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta. Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta.

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera. Por, llogaritja verore e kohës do të fillojë natën mes datës 25 dhe 26 marsit, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë para.

Shqiptarët, fillimin e pranverës e kanë të lidhur me tokën dhe punët e bujqësisë. Për vende si Turqia dhe India ajo konsiderohet një feste familjare, ndërsa për popullin iranian ekuinoksi i pranverës shënon ditën e parë të vitit.

Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejt sipër ekuatorit tokësor. Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.

Ekuinokset ose baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë, Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë. Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë një viti. Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drejtuar mbi sferën qiellore./b.d

Next Post
Çfarë do të bëjnë Nishani dhe Kushtetuesja me ‘pataten e nxehtë’, Vetting?

Sulmon ambasadori: President ik sa më parë! Je pjesë e një klani mizor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

September 30, 2026
Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

September 30, 2026
Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

September 30, 2026
Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

September 30, 2026
Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

September 30, 2026
Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

September 30, 2026
Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

September 30, 2026
Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

September 30, 2026
Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë

Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com