• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot e refuzoi, por si pranoi gjykata kërkesën e Zhukrit 3 vite më parë për të mos gjykuar Berishën

by Java News
22/12/2021 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasja e brendshme në Partinë Demokratike mes kreut aktual të PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Berisha duket se do ta ketë fundin e tij në gjykatë. Me një statut të ri të miratuar në 11 dhjetor, Berisha është i bindur se ka shumicën në PD por nga ana tjetër, institucionalisht procedurat brenda partisë por edhe në organet ligjore janë kryer nga Lulzim Basha. Pak ditë më parë kërkesa për regjistrimin e statutit në gjykatë u paraqit nga përfaqësuesit e ish-kryeministrit Berisha, Ivi Kaso dhe Arben Ristani.

Por kush do t’i jap fund përplasjes statutore në Gjykatë? Pas shortit të hedhur në Gjykatën e Tiranës çështja për regjistrimin e statutit të Berishës të miratuar në 11 dhjetor në Air Albania iu besua gjyqtarit Agron Zhukri. Gjyqtari Zhukri pasi administroi dosjen bëri kërkesë për heqje dore nga gjykimi duke deklaruar se ishte në konflikt interesi me ish-kryeministrin Berisha.

Por pavarësisht kësaj kërkese, Gjykata refuzoi që çështjen e regjistrimit të statutit të miratuar nga Sali Berisha në 11 dhjetor t’ia besoj gjyqtarit Agron Zhukri.

Por ABC ka siguruar një dokument, në të cilin gjyqtari në fjalë ka qenë sërish në të njëjtën situatë. Në vitin 2018, shorti i përcaktoi gjyqtarit Agron Zhukri padinë e kryeministrit Rama ndaj ish-kryeministrit Berisha. Tre vite më parë gjyqtari sërish me të njëjtën arsye kërkoi të tërhiqej nga gjykimi i Berishës duke deklaruar se ishte në konflikt interesi.

“Bashkëshortja ime Rezarta Zhukri, ka punuar për një periudhë të gjatë me të paditurin z. Sali Berisha, fillimisht si Sekretare personale dhe Shefe e Administratës, duke qenë njëkohësisht edhe anëtare e Partisë Demokratike dhe është në marrëdhënie të ngushtë miqësie”, deklaronte gjyqtari në kërkesën e dorëheqjes nga përplasja “RAMA-BERISHA në vitin 2018.

Në atë kohë duke e cilësuar qartësisht në konflikt interesi gjyqtarin me ish-kryeminstrin Berisha, gjykata pranoi kërkesën e Zhukrit dhe i hoqi këtij të fundit çështjen. Tre vite më pas, me të  njëjtët aktorë dhe në të njëjtin konflikt interesi, gjykata ka refuzuar kërkesën e Zhukrit për të qenë ai që do të jap drejtësi për kërkesën e ish-kryeministrit Berisha. /abcnews

g.kosovari

Next Post
“S’kam respekt për njerëzit që shohin porno”/ Donaldi: Shfrytëzojnë trupin për lekë! Antonela: Ti përdor gojën si…

“S'kam respekt për njerëzit që shohin porno”/ Donaldi: Shfrytëzojnë trupin për lekë! Antonela: Ti përdor gojën si…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In