• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot ditëlindja e Nënë Terezës, ja aktivitetet e ditës së shenjtërimit

by Aalison Pearse Stevens
26/08/2016 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më datë 4 shtator 2016 në Vatikan do të zhvillohet ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës. Kisha Katolike në Shqipëri ka shpallur programin e aktiviteteve që do të zhvillohen në  në Shqipëri, Kosovë dhe Itali me rastin e kësaj ngjarjeje. Kisha Katolike ka zgjdhur pikërisht datën e sotme duke qenë se 10 gushti është data e lindjes së humanistes shqiptare.

Programi i aktiviteteve të bëra publike nga Kisha Katolike
Kisha Katolike në Shqipëri me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan me datë 04 shtator 2016, shpall sot programin e aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e kësaj ngjarje në Shqipëri, Kosovë dhe Itali. Ky komunikim bëhet sot në ditën e lindjes së saj duke falënderuar Zotin për këtë shenjtëreshë shqiptare.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e lume nga Papa Shën Gjon Pali II.

Lidhur me programin e 4 shtatorit që po vjen, janë të shumta takimet dhe ngjarjet që do të shoqërojnë kanonizimin e Nënë Terezës së Kalkutës.

PROGRAMI I AKTIVITETEVE NË SHQIPËRI

10 Shtator 2016, ora 10.00, në Katedralen e Sapës (Laç, Vau i Dejës),
Meshë falënderimi në nivel kombëtar.
11 Shtator 2016, Meshë Falënderimi në çdo famulli.

PROGRAMI I AKTIVITETEVE NË KOSOVË

10 Shtator 2016, Meshë falënderimi në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
11 Shtator 2016, Meshë Falënderimi nëpër famullitë e Kosovës.

PROGRAMI I AKTIVITETEVE NË ROME – ITALI

1 SHTATOR 2016
“Ekspozita e jetës, e përshpirtërisë dhe mesazhi i Nënë Terezës”, pranë “Universitetit Lumsa”, në Complesso Giubileo, përgjatë Via di Porta Catello.
Do të qëndrojë e hapur deri me datë 7 shtator 2016.
Në ekspozitë hyrja është falas.
Ora 16 deri më 20.30, Festa e Familjes së Misionareve të Dashurisë dhe e të varfërve me pjesëmarrjen e tyre në Auditorium Santa Cecilia, në Via della Conciliazione.
Pas një ceremonie të mirëseardhjes, do të shpaloset një demostrim muzikor kushtuar Shenjtëreshës së re, nga Michele Paulicelli dhe grupi i tij.

2 SHTATOR 2016
Në mëngjes Meshë në gjuhë të ndryshme në Bazilikën eSant’Anastasia al Palatino.
Ora 09.00 Mesha në anglisht;
Ora 10.30 Kremtim në spanjisht i udhëhequr nga Mons. Emilio Carlos Berlie;
Ora 12.00 Kremtim në italisht i udhëhequr nga kardinal Angelo Comastri, vikar i përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për Shtetin e Qytetit të Vatikanit.
Në përfundim të secilës meshë do të mundësohet nderimi i relikeve të së Lumturuarës Terezë të Kalkutës e gjithashtu do të jepet edhe mundësia që pjesëmarrësit t’i afrohen Sakramentit të Rrëfimit.

Në pasdite –shtegtarët lirisht mund të kalojnë portat e shenjta apo të vizitojnë Ekspozitën e Nënë Terezës.

Gjatë mbrëmjes, duke filluar nga ora 20.30, shtegtarët do të marrin pjesë në Vigjiljen e Lutjes me Adhurimin Solemn në bazilikën e San Giovanni in Laterano, udhëhequr nga Vikari i Romës kardinali Agostino Vallini e të animuar me muzikë nga Kori dioqezan i drejtuar nga Mons. Marco Frisina.
Gjatë zhvillimit të Vigjiljes së Lutjes, tema e së cilës është “Duke rrezatuar Dritën e Krishtit: Një thirrje drejt Shenjtërimit”, qëllimet e lutjes do t’u drejtohen shenjtërimit të familjeve, të rregulltarëve e veçanërisht të meshtarëve, mbarështuesve të mëshirës. Veç të tjerave, përgjatë Adhurimit do të jetë e mundur, që në gjuhë të ndryshme, pjesëmarrësit t’i afrohen Sakramentit të Rrëfimit.

3 SHTATOR 2016
Ora 10.00 në Sheshin e Shën Pjetrit
Vigjilja e Kanonizimit – Papa Françesku do shprehet nëpërmjet katekizmit.

Ora 17.00 Lutje dhe meditim, shoqëruar me art e muzikë.
Një “Orator” i së Lumturës Terezë e Kalkutës, të titulluar Mother, kompozuar nga Marcello Bronzetti il Fedeleamato, me korin e orkestrën Fideles et Amati, në bazilikën e Sant’Andrea della Valle.

Ora 19.00 Ngjarja do të kulmojë me nderimin e relikeve të së Lumturës Nënë Terezë si dhe kremtimin e Meshës së Shenjtë.

Ora 19.30 Basilika e Shën Palit, Sheshi i Shën Palit
Koncerti i Himnit të Nënë Terezës
Yjet mbarëshqiptare me famë botërore Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Gëzim Myshketa e shumë emra të tjerë të njohur zbresin në Vatikan në Vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës.

4 SHTATOR 2016
Ora 10.00 në Sheshin e Shën Pjetrit
Liturgjia Eukaristike Solemne dhe Riti i Kanonizimit, të kremtuar nga Papa Françesku çka do të pasohet nga Engjëlli i Zotit i orës 12.00.

5 SHTATOR 2016
Ora 10.00 në Sheshin e Shën Pjetrit
Mesha e falënderimit për festën e parë të Shën Terezës së Kalkutës, do të udhëhiqet nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit.
Ora 16 – 18.30
Nderimi i relikeve në bazilikën e San Giovannit në Laterano.
Gjithashtu nderimi do të vazhdojë edhe më 6 shtator, nga ora 07.00 deri në 18.30.

7 e 8 SHTATOR 2016
Ora 09.00 – 18.00
Zhvendosja e Relikeve të themelueses së Misionareve të Dashurisënë Kishën e San Gregorio Magno, dhe çaste nderimi nga ana e besimtarëve.

Gjatë këtyre ditëve ora 8.30-11.30 si dhe 16.30-19.00,
njerëzit gjithashtu do të kenë mundësinë e vizitës së dhomës së Nënë Terezës në kuvendin e San Gregor-it.

19 SHTATOR 2016
Ekspozitë mbi Figurën e Shenjtëreshës shqiptare në Mitingun e Riminit 2016.

25 SHTATOR 2016
Takimit përmbyllës i së enjtes.

Zyra e Shtypit e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

ma.me

Next Post
Vritet zëvendësministri bolivian nga minatorët grevist

Vritet zëvendësministri bolivian nga minatorët grevist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
Bashkim Zeneli motivon Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së: Mos kini frikë të përballeni, lufta juaj është heroike

Sa larg Haga me Nurenbergun

February 19, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Sa apartamente ka Belinda Balluku?

February 19, 2026
20 minuta për të mashtruar ChatGPT,  Inteligjencën Artificiale dhe Google

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In