• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, po gjendja në Shqipëri?

by A R
03/05/2018 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe këtë vit Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit e gjen Shqipërinë me një nivel prej 29,9 pikësh në “Indeksin Ndërkombërar të Lirisë së Shtypit 2018“ të organizatës “Reporterë pa Kufi“.

Pranë nivelit të Shqipërisë janë Serbia me 29.58 pikë dhe Kosova me 29.61. Sa më të ulta pikët në këtë indeks, aq më i lartë niveli i lirisë së shtypit.

Vendin e parë në 180 vende të botës që përfshin indeksi në fjalë, e zë Norvegjia me 7.62 pikë dhe vendin e fundit Koreja e Veriut me 88.87 pikë.

Në raportin „Kombe në tranzicion – 2018 të Freedom House Shqipëria klasifikohet si një vend, ku liria e shtypit është ” pjesërisht e lirë”.

Mëkate që e bëjnë shtypin në Shqipëri „pjesërisht të lirë”

Nga jashtë media në Shqipëri shfaqet mjaft dinamike: 20 gazeta ditore, 71 radio stacione, 70 stacione televizive dhe 109 televizione kabllorë dhe media të panumërta në internet.

Por brenda, në thelbin e saj, media elektronike dhe ajo e shkruar rezulton një biznes për interesa ekonomike dhe politike të një grushti pronarësh, që numërohen me gishtat e vetëm një dore.

Në një raport të përbashkët të „Gazetarë pa Kufi”- Gjermani dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN),  Shqipëri, të publikuar në Mars të këtij viti, konstatohet që pronësia e medias elektronike dhe asaj të shkruar është ” e përqendruar në duart e disa biznesmenëve të mëdhenj”.

Për pasojë gazetarët për të ruajtur vendin e punës vëtë-censurohen. Vetë-censurës i shtohet edhe pavarësia e limituar e redaktorëve. Janë pronarët e mediave ata që diktojnë përmbajtjen e produkteve të gazetarëve.

Sipas raportit “Kombe në tranzicion- Shqipëria 2018” të Freedom House , “ka një lidhje të ngushtë midis politikës, biznesit dhe medias”  .

Kjo e bën të vështirë që media të luajë rolin e saj genuin si “watch dog” , pra të mbajë nën kontroll pushtetin dhe llogaridhënien e pushtetarëve.

Prej kësaj situate buron edhe  një “mëkat” tjetër. Aleksandër Çipa, analist i pavarur, kryetar i Unionit të Gazeëtarëve Profesionistë të Shqipërisë thotë për DW: “Informaliteti, puna në të zezë e gazetarëve, mungesa e kontratave të punës minon lirinë e shtypit. Informaliteti në media në Shqipëri konsiderohet më i larti në Ballkanin Perëndimor.

Sipas të dhënave të Unionit vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti  ka 2 658 gazetarë të angazhuar në sektorin e medias, ndërsa numri i punonjësve është rreth 6200 persona që nuk kanë kontrata pune kolektive apo individuale dhe as janë krijuar mundësi që ata të organizohen në sindikata”

Prirja pozitive e zhvillimit të mediave të reja – në anarki dhe kaos

Shqipëria po përjeton një “boom” të mediave on line  që konsiderohet një dukuri positive.

Kjo ka sjellë kalimin e gazetarëve dhe të publikut nga media elektronike dhe ajo e shkruar tek media on-line gjë që e ka ndihmuar shtrirja e internetit në të gjithë vendin.

Aleksandër Çipa  mendon se mediat e reja po zhvillohen në anarki dhe kaos.

“Kjo mënyrë zhvillimi cënon ecjen drejt një media on-line të shëndetshme dhe funksionale. Në këtë zhvillim kaotik ulet besueshmëria dhe vlerësimi i integritetit profesional të gazetarëve.

Proceset vetërregulluese në Shqipëri pothuajse lëvizin me logjikën “një hap para, dy pas”./DW/a.m.

Next Post
Çmimet e ushqimeve, si paraqitet trendi për vitin 2018

Çmimet e ushqimeve, si paraqitet trendi për vitin 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

October 26, 2026
“Vetëm dialogu sjell përparim”, BE reagon ndaj Vuçiçit dhe kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës 

“Për Serbinë mund të nisë një kapitull i ri”- Vuçiç humbi zgjedhjet dhe pranoi disfatën, reagon Brukseli: Dyert e BE-së janë të hapura

October 26, 2026
“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

October 26, 2026
“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

October 26, 2026
Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat! (VIDEO)

Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat! (VIDEO)

October 26, 2026
“Kërcënon” Kremlini: Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përfundojë shumë keq

Moska kërcënon, Medvedev i bën thirrje Trumpit: Përdor CIA-n kundër Zelenskyt dhe jepi fund këtij problemi!

October 26, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

Humbi!

October 26, 2026
Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

October 26, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Analiza e “Financial Times”: Të paktën 69% e amerikanëve të shqetësuar për korrupsionin në administratën Trump!

October 26, 2026
Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In