• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot dita e fundit e regjistrimeve për Maratonën e Tiranës. Ja ku mund të bëhesh pjesë e garës

by A R
13/10/2021 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pak orë na ndajnë nga përfundimi i regjistrimeve për të marrë pjesë në Maratonën e Tiranës 2021 e cila vjen këtë vit me edicionin e saj të 5-të. Regjistrimet mbyllen sot në orën 24:00, ndërsa deri më tani janë regjistruar jo vetëm qytetarë nga Shqipëria, por edhe mjaft të huaj dhe përfaqësues të organizatave dhe të institucioneve ndërkombëtare.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj gare e cila është edhe një festë për qytetin.
“Hej! Sot është dita e fundit e regjistrimit për http://Tiranamarathon.com që zhvillohet të dielën! Mos e humb mundësinë të jesh pjesë e grupit më entuziast të qytetit”, shkruan Veliaj.

Për pjesëmarrësit, linku ku mund të regjistrohen për t’u bërë pjesë e maratonës është:

ttps://ticket.easypay.al/marathon/Tirana. Për studentët e pajisur me Kartën e Studentit dhe të moshuarit femra mbi 62 vjeç dhe meshkuj mbi 65 vjeç regjistrimi është krejt falas.

Shtetasit e huaj, të cilët duan të bëhen pjesë e garës në 17 Tetor duhet të regjistrohen në linkun:

https://ticket.easypay.al/marathon/Tirana?pm=bb184çe874b7b786.

Gjithashtu, regjistrimi mund të bëhet edhe duke u paraqitur fizikisht pranë pikës së ngritur në sheshin “Skënderbej” ose në Parkun e Liqenit Artificial.

Gara do të mbahet me datë 17 tetor dhe do të ketë 4 kategori: Marathon(42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too”, kategori kjo që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Nuk do të mungojë as gara “Fun Run”, e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 16 tetor 2021 me të rinjtë e shkollave te mesme të Tiranës.

Intineraret e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë!

 

🇦🇱 Hej! Sot eshte dita e fundit e regjistrimit per https://t.co/JYWkIEaQmy qe zhvillohet te dielen! Mos e humb mundesine te jesh pjese e grupit me entuziast te qytetit! 🏃🏻‍♀️🏃🏻‍♂️

🇬🇧 Hey! Today’s the last chance to register for @TiranaMarathon this Sunday. Don’t miss out on the fun! pic.twitter.com/t0HRdxTjEF

— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) October 13, 2021

Next Post
Ndeshja me Poloninë/ FSHF njoftim të rëndësishëm për tifozët shqiptarë: Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar, hyrja nis në…

"22 mijë tifozë te Arena"/ Shefja e ISHP paralajmëron shtim të rasteve: Nesër pritet çudia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

November 10, 2026
E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

November 10, 2026
“Dorëzoni Radoiçiçin”- Kurti nga Prishtina: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin!

“Dorëzoni Radoiçiçin”- Kurti nga Prishtina: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin!

November 10, 2026
Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

November 10, 2026
Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

November 10, 2026
“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

November 10, 2026
E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

November 10, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In