Gazetarët janë lejuar të futen në ambientet e brendshme të selisë së PD, ku edhe janë transmetuar pamje nga shkatërrimi që i është bërë godinës.
Ka qenë kreu i PD Lulzim Basha ai i cili ka shoqëruar kamerat në zyra të ndryshme gazetarët.
Ndërsa foli për mediat, Basha tha se dita e sotme ishte paralajmëruar sot ditë sulmi.
‘Të vërtetën që beteja e Berishës nuk bëhet për askënd tjetër por vetëm për atë vetë, e di çdokush. Lajmi i parë i mirë është braktisja totale e cila u pa sot në shprehjen e fytyrës së tij. për fat të mirë asnjë nga dy objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua. Ne ishim këtu për organizimin e PD, por u përballëm jo thjesht për një çorganizim për ta nënshtruar PD, për interesa personale të Berishës. Falënderoj edhe ata që për disa javë e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore dhe me shpresën se do të ishte diçka që do ndizte kundërshtarët , rivalët, i falënderoj për braktisjen që i bënë planit vëllavrasës me njëri-tjetrin. Të gjithë rivalët e kuptuan më në fund planin e vërtetë dhe fytyrën e vërtetë të Berishës. Padiskutim ajo që ndodhi është me qartë se nga ata 50—600 njerëz të thirru nga Berisha, protagonistë ishin një grup i ngushtë njerëzit të armatosur për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e tyre brenda dhe jashtë. Ky është përfundimisht dimensioni i ndarjes me Berishën, i cili nuk pranon garën e vërtetë’, tha Basha.