• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot ‘Dita e Europës’/ Ruçi: Kjo është ‘Dita e Lirisë’! Kufijtë politike po afrohen me ata kulturore

by
09/05/2021 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi,  këtë të diele ka përshëndetur  Ditën e Evropës.

Në mesazhin e tij Ruçi shkruan se Dita e Europës pason ditën e fitores mbi fashizmin, dhe çlirimin e Europës, ndaj Europa vetë është shtëpia e Lirisë.

Ndër të tjera ai shkruan se në këtë ditë shqiptarët kanë më shumë arsye që të gëzojnë, jo vetëm për rrënjët europiane, por edhe për aspiratat tona europaiste.

“9 Maji i sivjetëm është e dyta Ditë e Europës pasi Shqipëria ka merituar vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave.

Dita e Europës pason ditën e fitores mbi fashizmin, dhe çlirimin e Europës. Prandaj Dita e Europës është Dita e Lirisë dhe Europa vetë është shtëpia e Lirisë.

Europa si projekt politik është një ndër projektet më frymëzues të njerëzimit. Por projekti europian shkon përtej kufijvë politikë; është një projekt human, moral, pajtues, qytetërues, perëndimor.

Europianizimi, Perëndimizimi dhe Modernizimi përkojnë me njeri-tjetrin. Merita e qytetërimit europian dhe perëndimor është se nuk përjashton, por ndërton ura bashkëpunimi me qytetërimet e tjera të kohës sonë.  

Sot, në Ditën e Europës, ne, shqiptarët, kemi shumë arsye të gëzojmë. Jo vetëm për rrënjët tona europiane, por edhe për aspiratat tona europaiste.

Me kontributin, sakrificat dhe arritjet tona dhe të popujve të tjerë të Ballkanit Perëndimor ne po zgjerojmë projektin europian dhe po afrojmë kufijtë politikë të Europës në kufijtë kulturorë të saj.

Nuk do të jetë e largët dita kur kufijtë e Europës politike dhe Europës kulturore do të jenë një dhe do të afrohen me kufijtë natyrorë të saj.

Është merita edhe e popujve tanë që Ballkani Perëndimor ka filluar të perceptohet si një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian.

Asimetria e shkallës së demokracisë midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor po ngushtohet ndjeshëm.

Jam krenar që integrimi europian është fari që ndriçon Kuvendin e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët dhe që vendimi konsensual i Këshillit Europian për çeljen e negociatave u arrit gjatë shërbimit tim si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Ruçi./ b.h

Next Post
Arsyet më të zakonshme që sjellin divorcin, Shqipëria dhe Serbia kryesojnë në rajon

Arsyet më të zakonshme që sjellin divorcin, Shqipëria dhe Serbia kryesojnë në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

March 5, 2026
“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

March 5, 2026
Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In