• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot dita Botërore e Luftës kundër Tuberkulozit, 407 raste në 2016-ën në Shqipëri/Disa këshilla

by Java News
24/03/2017 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita Botërore e Tuberkulozit shënohet çdo vit në 24 mars. Synimi i saj është që të promovojë ndërgjegjësimin, njohuritë dhe motivimin për të vepruar kundër tuberkulozit në mbarë botën. Ajo e ka origjinën në vitin 1882, kur u festua 100 vjetori i zbulimit të bacilit të TB-së nga Koch.

Organizata Botërore e S​hëndetësisë thotë se rreth 9 milionë vetë në mbarë botën janë të prekur nga tuberkulozi, ndërkohë që rreth 1,8 milionë vdesin çdo vit. Pasojat më të rënda vërehen në Azinë e Jugut dhe të Lindjes, ndjekur nga Afrika dhe rajonet e Paqesorit Perëndimor, duke kapur kështu rreth 85 përqind të numrit total në botë.

Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse që mund të prekë çdo organ, por veçanërisht mushkërinë. Tuberkulozi përhapet nëpërmjet ajrit kur i sëmuri i pamjekuar me TB kollitet, teshtitet apo është në kontakt të afërt me njerëzit e tjerë. Nga tuberkulozi mund të sëmuret kushdo dhe quhet dhe si sëmundje pa kufi .

Siptomat dhe shenjat e TB
Nëse keni kollë dhe gëlbazë më shumë se 3 javë, dobësi të përgjithshme, ulje oreksi, temperaturë dhe djersitje, duhet të drejtoheni te mjeku i familjes dhe mjeku specialist për mushkëritë në dispanserinë e rrethit. Barnat që përdoren sot për mjekimin e TB-së janë shumë efikase dhe të shërojnë plotësisht duke i marrë ato çdo ditë dhe në të njëjtin orar për 6 muaj. Edhe pse të sëmurët pas fillimit të mjekimit fillojnë të ndjehen mirë, nuk duhet të ndërpresin mjekimin se mikrobet e TB-së vazhdojnë të jetojnë gjatë dhe eleminohen më ngadalë. Mjekimi i rregullt, jo vetëm që ju shëron plotësisht, por dhe mbron fëmijët dhe të afërmit tuaj nga sëmundja e TB-së.

Parandalimi i TB:
• Mjekimi më i mirë është parandalimi i TB-së
• Vaksinimi i fëmijëve
• Kontrolli dhe mjekimi parandalues
• Diagnoza e hershme
• Tuberkulozi është sëmundje që shërohet dhe parandalohet plotësisht .

Të dhënat e TB-së në Shqipëri për vitin 2016

• Situata epidemiologjike e TB-së gjatë 10 viteve të fundit është përmirësuar vazhdimisht dhe të gjithë treguesit kryesorë epidemiologjikë flasin për një situatë të stabilizuar dhe në përmirësim. Keto 3 vitet e fundit, situata e TB-së karakterizohet me një Incidencë të qëndrueshme të TB-së: 14.5 për 100 000 banorë. Incidenca e TB-së për vitin 2016 (14.4 raste të reja për 100,000 banorë), dhe vendi ynë konsiderohet si vend me incidencë të ulët krahasuar dhe me vendet e rajonit. Kemi numër të pakët të recidivave TB (nën 4%), rezistencë të ulët bakteriale (1.1%), mortalitet të ulët (rreth 0.5 për 100,000 banorë) dhe rezultate të larta mjekimi (mbi 88%).

• Gjatë vitit 2016 janë raportuar 407 raste me TB, nga të cilat (96%) raste të reja dhe (4%) të ritrajtuar.

• Grupmoshat më të prekura janë 15-24 vjeç (20%), 25-34 vjeç (19%), mbi 65 vjeç (23 %). Raste pulmonare në total janë 290 (71%), nga të cilat 200 (49%) janë meshkuj dhe 90 (22%) janë femra.

• Raste ekstrapulmonare në total janë 117 (29%), nga të cilat, 78 (19%) janë meshkuj dhe 39 (10%) janë femra. Nga shpërndarja sipas zonave, urban dhe rural, vihet re qartësisht se 60% e pacientëve janë në zonat urbane dhe 40 nga zonat rurale.

• Raporti meshkuj/femra vazhdon të jetë: 2:1.

• Grupet e rriskut zënë rreth 20% të rasteve me Tuberkuloz.

• Rastet me TB të testuar për HIV/AIDS janë rreth 60% e pacientëve me Tuberkuloz.

• Në lidhje me rezultatet e ekzaminimit bakteriologjik për vitin 2016, sputum pozitiv: 70% të rasteve pulmonare. Përqindja e rasteve me sputum pozitiv është mjaft e lartë, duke reflektuar njëkohësisht punën e mirë të laboratorëve ne rrethe dhe të Laboratorit të Referencës pranë spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.

• Strategjia DOTS (Strategjia e Mjekimit Standard nën Mbikëqyrje për Kohë të shkurter) zbatohet në të gjithë vendin. Shqipëria ka filluar implementimin e DOTS në vitin 2001 në dy rrethe pilot, dhe në vitin 2009 ka realizuar implementimin 100% në të gjithë elementet kryesorë të strategjisë DOTS në të gjithë vendin.

• Sistemi i raportimit dhe regjistrimit bazohet ne te dhena te agreguara dhe individuale e në përputhje me kërkesat e EuroTB dhe OBSH-së. Ndryshoret (variables) e regjistruara dhe të përdorura janë të përshtatshme për monitorimin e performancës së kontrollit të TB-së dhe strategjisë DOTS.

• Masat e kontrollit të infeksionit ndaj TB-së kanë filluar të përforcohen edhe në rrethe, sidomos tani që ka filluar trajtimi i të sëmurëve më TB në spitalet e rretheve ku më parë trajtoheshin vetëm në Tiranë, Shkodër dhe Korçë.

• Pacientët me MDR-TB (Rezistencë Bakteriale dhe Medikale ndaj TB-së) prej 3 vjetësh trajtohen në Kosovë në bazë të një marrëveshjeje midis Ministrive të Shëndetësisë të të dyja vendeve.

• Gjatë vitit 2017, këta pacientë me MDR-TB do të trajtohen në vendin tonë, pasi me mbeshtetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit Global (GF – Global Fund) do të ndërtohet klinika e specializuar e trajtimit të pacientëve me MDR-TB pranë Spitalit Universitar të Tiranës (SUT) “Shefqet Ndroqi”.

• Spitali Universitar i Tiranës (SUT) “Shefqet Ndroqi”, është institucioni kryesor në luftën kundër TB-së dhe pjesë përbërëse e këtij spitali janë PKTB dhe Laboratori Kombëtar i Referencës për TB-në (LKRTB).

Strategjia e re “TB 2015-2019” është bazuar në ‘Stop TB Strategy’ të rekomanduar nga OBSH-ja dhe është përshtatur sipas nevojave të vendit tonë.

Strategjia synon të zbatojë objektivat e mëposhtme:

1. Vazhdimin e zbatimit të strategjisë DOTS me një cilësi më të lartë dhe në përmirësim të vazhdueshëm;
2. Adresimin e nevojave të popullatave vulnerabël dhe të varfëra, MDR-TB dhe TB-HIV;
3. Uljen e infeksionit të TB-së;
4. Të kontribuojë në forcimin e Shërbimit Shëndetësor mbështetur në Shërbimin Shëndetësor Parësor;
5. Të angazhojë njerëzit me TB dhe komunitetin nëpërmjet partnership-it si dhe të gjithë furnizuesit shëndetësorë;
6. Të mundësojë dhe të kryejë studime operacionale lokale për TB-në.

Qëllimi kryesor i Ditës Botërore të TB-së është të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me sëmundjen e TB-së, si dhe të nxjerrë në pah të gjitha përpjekjet për parandalimin dhe kontrollin e TB-së.

Dita Botërore e Tuberkulzoit 2017 ka në fokus njerëzit që jetojnë me bashkëinfeksionet (co-infections) TB/HIV që janë më të stigmatizuar dhe të margjinalizuar.

a.ç

Next Post
KLD hap garën për 5 vende vakante në Gjykatën e shkallës së parë në Tiranë

KLD rrëzon kërkesën e ish-ministrit për procedimin e 3 gjyqtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

September 7, 2026
VIDEO/ Terror në Paradën e Brooklyn në SHBA, një person sulmon me thikë në shesh, të paktën 3 të plagosur! Shikoni pamjet

VIDEO/ Terror në Paradën e Brooklyn në SHBA, një person sulmon me thikë në shesh, të paktën 3 të plagosur! Shikoni pamjet

September 7, 2026
VIDEO/ ‘Lamborghini’ me 200 km në orë aksidentohet dhe shpërthen në mes të Parisit, 2 të vdekur! Pamje tronditëse nga vendngjarja

VIDEO/ ‘Lamborghini’ me 200 km në orë aksidentohet dhe shpërthen në mes të Parisit, 2 të vdekur! Pamje tronditëse nga vendngjarja

September 7, 2026
Mbreti Charles jep urdhrin për Princin Harry dhe Meghan Markle: Do jetojnë në Britani, por s’do ketë rikthim në detyra mbretërore

Mbreti Charles jep urdhrin për Princin Harry dhe Meghan Markle: Do jetojnë në Britani, por s’do ketë rikthim në detyra mbretërore

September 7, 2026
Zjarri shkrumbon shtëpinë e pabanuar në Levan, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike!

Zjarri shkrumbon shtëpinë e pabanuar në Levan, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike!

September 7, 2026
“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

September 7, 2026
Përgjigje për Ben Blushin: Kinemaja shqiptare po hyn në “lule të rinisë”

Përgjigje për Ben Blushin: Kinemaja shqiptare po hyn në “lule të rinisë”

September 7, 2026
VIDEO/ Seferi shkëlqen në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e pestë në gjashtë ndeshje!

VIDEO/ Seferi shkëlqen në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e pestë në gjashtë ndeshje!

September 7, 2026
Finlanda përfundon gardhin 200 kilometra në kufirin me Rusinë: Duhet të jemi të përgatitur!

Finlanda përfundon gardhin 200 kilometra në kufirin me Rusinë: Duhet të jemi të përgatitur!

September 7, 2026
Zjarri djeg edhe varrezat në Ungrej të Lezhës, deputeti Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat!

Zjarri djeg edhe varrezat në Ungrej të Lezhës, deputeti Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat!

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com