• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot beteja në Kuvend, “fati” i Tahirit vendoset me votim të fshehtë

by A R
25/10/2017 07:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Parlamenti Shqiptar do të vendosin sot me votim të fshehtë për rrëzimin apo miratimin e kërkesës së Prokurorisë për Krimet e Rënda për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas dyshimeve për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Votimi do të jetë një test për unitetin e shumicës në pushtet, përballë presionit të opozitës së bashkuar PD-LSI, prokurorisë dhe disa faktorëve ndërkombëtar, për lejimin e arrestimit të Saimir Tahirit, me ato prova që ka paraqitur organi i akuzës.

Por, aga ana tjetër, votimi do të jetë test edhe për Partinë Demokratike dhe LSI. PD i rrodhën votat gjatë votimit për kandidaturën e Gramoz Ruçit për kryetar, ndërsa LSI nuk mori pjesë në votim, për të shmangur rrjedhjen e votave.

Rreziku i rrjedhjes së votave nga të dy krahët politikë favorizohet nga mënyra e votimit të kërkesës së prokurorisë, shkruan Shqiptarja.com

Pika 4 e nenit 118 të Rregullores së Kuvendit parashikon që Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për arrestimin dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

Në raste të tilla, deputetët jo gjithmonë kanë zbatuar vendimet e grupeve parlamentare përkatëse. Në rastin konkret, mund të ketë deputetë në radhët e Partisë Socialiste që mund të votojnë por arrestimit të Tahirit, por nga ana tjetër deputetë të PD-LSI mund të votojnë kundër kërkesës së Prokurorisë për Krimet e Rënda. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, para publikimit të raportit të përbashkët paralel, deklaruar votën pro arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Që pas kërkesës së prokurorisë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili, është shfaqur dy herë në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Bashkimi i PD dhe LSI në një front opozitar është mbështetur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Procedura
Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti do të jetë nesër si pikë e parë e rendit të ditës të seancës plenare. Fillimisht do të paraqiten dy raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, njëri i PS që rrëzon kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, dhe tjetrit i PD-LSI që mbështet kërkesën e prokurorisë. Më tej, në seancën e sotme, fjala do t’i jepet deputetit Saimir Tahiri për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Rregullorja e Kuvendit parashikon që raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Megjithatë, seanca pritet të jetë e ngarkuar me tension dhe nervozizëm, ku nuk përjashtohen përplasjet mes palëve dhe interpretimet mbi Rregulloren e Kuvendit.

Arrestimi në flagrancë
Në rastin kur një deputet është ndaluar ose arrestuar pa autorizim në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Kryetarin e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit thërret menjëherë Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, i paraqet dokumentet e përcjella nga Prokurori i Përgjithshëm dhe i kërkon të shqyrtojë çështjen. Këshilli, brenda 2 ditëve nga njoftimi i Kryetarit të Kuvendit, shqyrton nëse ka vend për procedim ndaj deputetit të arrestuar ose të ndaluar, duke dëgjuar Prokurorin e Përgjithshëm dhe deputetin e ndaluar ose të arrestuar. /b.d

Next Post
Arsenali arrin në çerekfinale të “Carabao Cup”

Arsenali arrin në çerekfinale të “Carabao Cup”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë vendimin për Dadon: Gjykata nuk shqyrtoi në themel padinë për emërimin si prokuror

August 13, 2026
Natë e vështirë nga zjarret në Shkodër, disa vatra në Vaun e Dejës dhe Malësi të Madhe, vijon operacioni

Natë e vështirë nga zjarret në Shkodër, disa vatra në Vaun e Dejës dhe Malësi të Madhe, vijon operacioni

August 13, 2026
Ndërtimet shpërthejnë në 2026: Tirana arkëton 12.5 miliardë lekë, jugu përgatitet për valën e re

Ndërtimet shpërthejnë në 2026: Tirana arkëton 12.5 miliardë lekë, jugu përgatitet për valën e re

August 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli kundërshton prishjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës, kërkon negociata me MIE

August 13, 2026
Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

Zotërinj “kamarierë”, mbrojeni kauzën, shërbejeni protestën të pastër

August 13, 2026
VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

August 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

August 13, 2026
Sporti në zi! Ndahet nga jeta ish-futbollisti i spikatur i Flamurtarit gjatë viteve ’80

Sporti në zi! Ndahet nga jeta ish-futbollisti i spikatur i Flamurtarit gjatë viteve ’80

August 13, 2026
Flakët përfshijnë Abazen në Krujë! Digjet masivi pyjor i Lofkëndit në Mallakastër! Në hyrje të Komanit zjarret rrezikojnë banesat

Flakët përfshijnë Abazen në Krujë! Digjet masivi pyjor i Lofkëndit në Mallakastër! Në hyrje të Komanit zjarret rrezikojnë banesat

August 13, 2026
Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com