Lulzim Basha ka disa ditë që bën politikë me situatën e jashtezakonshme të krijuar nga koronavirusi. Ai ka dalë dhe ka sulmuar ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për një procedurë tenderimi për furnizimin me ushqime të rezervave të shtetit në këtë moment emergjence, duke thënë se kjo është në shkelje të ligjit.
është e vërteta? Në fakt Lulzim Basha gënjen, pasi nuk ka asnjë shkelje ligjore, sepse një procedurë të tillë e lejon ligji në kohë emergjencash. Jo vetëm kaq, por për ironi te fatit, Lulzim Basha e ka bërë vetë këtë procedurë në vitin 2010 kur ishte Ministër, e kur shpallej gjendje emergjence pas përmbytjeve në Shkodër.
Këtë e fakton dokumenti i mëposhtëm ekskluziv i siguruar nga “Lexo.al”.
Në fakt, në këtë rast Lulzim Basha nuk ka shkelur ligjin (në 2010 Shtabi i Emergjencave ishte nën varësinë e Ministrise së Brendshme ku Basha ishte minister) siç nuk e ka shkelur as Xhaçka sot, të cilën ai e akuzon.
Pse e bën Lulzim Basha këtë? Arsyeja është ashiqare politike. E çuditshme është që kjo politikë bëhet në kohë lufte, por gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Shqipëri.
Bashë palla