• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sot 5 Maji, politika kujton dhe nderon dëshmorët e atdheut

by
05/05/2015 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është përkujtuar ditën e sotme me rastin e 5 Majit Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, të rënët gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Fillimisht opozita dhe më pas mazhoranca kanë qenë në “Varrezat e Dëshmorëve” ku kanë parakaluar dhe kanë vendosur kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, në përkujtim të të rënëve në Luftën për çlirimin e Atdheut.

Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministrat dhe i gjithë kabineti qeveritar kanë parakular me radhë duke nderuar dëshmorët dhe vendosur kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”.

Në fjalën e tij, kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar gjeneratat e sotme që të mbajnë mend dëshmorët që sakrifikuan jetën, “pasi vetëm kështu do të mund të jenë në gjendje të zgjedhin rrugën e duhur ndaj asaj të gabuar”.

Ndërsa kreu i Kuvendit, Meta është shprehur se pa sakrificën e dëshmorëve Shqipëria nuk do të ishte ajo që është sot, anëtare e NATO-s dhe aspirante për t’iu bashkuar familjes evropiane.

“Përkulemi me mirënjohje për kontritubtin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit. Pa sakrificën e tyre sublime Shqipëria sot nuk do të ishte ajo që është. Shqiptarët i pritën me armë fashizmin dhe nazizmin, duke i dhënë një mesazh të qartë Evropës. Sot jemi krenarë që jemi anëtarë të NATO-s, që jemi kandidat për në BE dhe në themelet e kësaj Shqipërie euro-atlantike dhe evropiane është ëndrra e Qemal Stafës dhe dëshmorëve të rinj që dhanë jetën e tyre”, tha Meta.

Edhe kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen për të gjithë të rënët e luftës.

“Dita e Dëshmorëve të atdheut përbën një ditë të veçantë. Qemal Stafa mbetet figura e një gjenerate që iu kundërvu një hordhie shkatërruese, që u lëshua në Shqipërinë e vogël me gjithë egërsinë e tij, por që ndeshi gjithë forcën e rezistencës dhe atdhedashurisë. 5 Maji i sotëm përkon me 70-vjetorin e fitores mbi fashizmin. Shqipëria u rreshtua në anën e duhur të historisë, të cilën e shkruan mijëra vajza e djem shqiptarë, që kishin vetëm një armë përballë armiqve që kishin ardhur me armët më moderne të atëhershme”, tha Rama.

Duke nderuar të rënët, kreu i ekzekutivit ka theksuar se, pavarësisht vështirësive që ka kaluar ndër vite, qeveria e tij vit pas viti do ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur.

“Ne sot jemi krenarë për faktin që s’kemi ngelur symbyllur përpara problemeve të trashëguara, po shënojmë kthesën e Shqipërisë në drejtimin e duhur”,­ tha ai.

11212080_976904109006480_1333003023_o

5 Maji, PD përkujton dëshmorët

Partia Demokratike ka përkujtuar ditën e sotme me rastin e 5 Majit, Dita e Dëshmorëve të Atdheut,  të rënët në luftën antifashiste. Në një ceremoni zyrtare homazhesh drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike, bënë homazhe dhe vendosën kurora pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, në përkujtim të të rënëve në Luftën për çlirimin e Atdheut.

Kryedemokrati Basha, ish-­kryeministri Sali Berisha por edhe kandidati për Bashkinë parakaluan me nderim dhe vendosën kurora. Në një deklaratë për gazetarët, kryetari i PD Lulzim Basha, tha se jemi sot këtu për të nderuar dhe përkulur me nderim para atyre që zgjodhën flijimin në emër të idealeve të larta të lirisë. Por lideri i opozitës Lulzim Basha nuk i ka lënë deklaratat elektorale as në këtë ditë, kur në fjalimin e rastit për mediat pas ceremonisë kërkoi votën e qytetarëve për të larguar qeverinë.

“Sot rikthehemi në këtë altar të lirisë kombëtare për të kujtuar çmimin e lartë të saj dhe për të përkujtuar ata që dhanë jetën e tyre për lirinë. Liria është vlera më e shtrenjtë për të cilën luftojnë kombet dhe njerëzit. Shumica dërrmuese e dëshmorëve të atdheut, të atyre që u flijuan në emër të lirisë, ishin të rinj. Ata patën një zgjedhje, një zgjedhje më të rëndë se ato që ka rinia sot: të flijoheshin për liri. Edhe ne sot kemi një zgjedhje, të forcojmë dhe mbrojmë lirinë e qytetarëve për t’u shprehur, për të votuar dhe për të larguar me votë qeverinë. 5 Maji është ditë thirrjeje për çdo shqiptar që të bëjë zgjedhjen e duhur për vete dhe familjen, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve”, – u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

1430810959basha-homazhet

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Marinzë, banorët protestojnë sërish; çojnë bagëtinë para “Bankers”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In