• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sot 28 Korrik, Dita Botërore e Hepatitit

by Java News
28/07/2015 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo vit në 28 Korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) organizon Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton.

Këtë vit, OBSH-ja dhe partnerët do të nxisin politikëbërësit, stafin shëndetësor dhe publikun që të veprojnë menjëherë për të parandaluar infeksionin dhe vdekjen nga hepatiti.

Hepatiti viral (një grup i sëmundjeve infektive të mëlçisë të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E) prek qindra miliona njerëz në mbarë botën, duke shkaktuar sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë, si dhe vret rreth 1.5 milionë njerëz çdo vit (kryesisht hepatiti B dhe C). Këto infeksione mund të parandalohen, por shumica e njerëzve nuk e dinë sesi.

Në maj 2014, Asambleja Botërore e Shëndetit miratoi një rezolutë për të promovuar veprime ndërkombëtare për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar hepatitin viral. Në Ditën Botërore të Hepatitit, në mbarë botën do të zhvillohen aktivitete duke u fokusuar në parandalimin e hepatitit B dhe C.

Data 28 korrik është zgjedhur si Dita Botërore e Hepatitit në nder të ditëlindjes së profesor Baruch Blumberg Samuel, zbuluesit të virusit të hepatitit B dhe vaksinës së parë të hepatitit B.

Mesazhet kryesore të Ditës Botërore të Hepatitit 2015

Parandalo hepatitin – njih rreziqet

Gjaku i pasigurt, injeksionet e pasigurta dhe shkëmbimi i pajisjeve të drogës me injeksion mund të çojnë në hepatitit.

Parandalo hepatitin – kërko injeksione të sigurta

2 milionë njerëz në vit marrin hepatit nga injeksionet e pasigurta. Përdorimi i shiringave sterile me një përdorim mund të parandalojë këto infeksione.

Parandalo hepatitin – vaksino fëmijët

Rreth 780 000 persona vdesin çdo vit nga hepatiti B. Një vaksinë e sigurt dhe efektive mund të mbrojë nga infeksioni i hepatitit B për gjithë jetën.

Parandalo hepatitin-testohu, kërko trajtim

Ekzistojnë medikamente efektive për trajtimin e hepatitit B dhe kurimin e hepatitit C.

“Një nga sëmundjet më të neglizhuara në Rajonin Evropian, të cilën duhet ta adresojmë si pjesë të Objektivit 6 të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, është Hepatiti viral B dhe C”, thotë Zsuzsanna Jakab, Drejtore për rajonin Evropian e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Next Post

Bukuroshja Ilda Bejleri shkak për ndarjen e çiftit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com