• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sot, 26 vite më parë vdiq princeshë Diana, zjarrfikësi tregon bisedën e fundit më të

by A R
31/08/2023 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, 26 vjet më parë, bota u trondit kur dëgjoi lajmin se Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris.

Në muajt e fundit të jetës së saj, Diana po buzëqeshte sërish. Në jetën e saj kishte hyrë beqari i kërkuar, Dodi Al Fayed. Të dy u përpoqën ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre, megjithatë u zbulua dhe për paparacët një foto e tyre ishte si biletë lotarie. Pak ditë para përfundimit tragjik të të dyve, Diana dhe Al Fayed ishin me pushime në rivierën franceze. Para se të ktheheshin në Londër, ata vendosën të kalonin një natë në Paris, konkretisht në hotelin Rich, në pronësi të babait të Dodit.

Pak pas mesnatës së 31 gushtit 1997, makina që mbante Princeshën Diana dhe partnerin e saj Dodi Al Fayed u përplas në tunelin Pont d’Alma në Paris.

Rezultati i përplasjes së rëndë ishte vdekja e menjëhershme e drejtuesit të mjetit, Henri Paul, dhe vetë Fayed. Princesha 36-vjeçare, e cila ishte ulur në pjesën e pasme të djathtë të makinës nuk ka ndërruar jetë menjëherë. Në momentin që ajo u lirua nga automjeti, në vendngjarje kishin mbërritur paparacët, të cilëve princesha iu drejtoi fjalët e fundit: “Më lini të qetë”.

Javier Gumerlon ishte një nga të parët që mbërriti në vendin e aksidentit tragjik. Ishte ai që e çliroi Dianën nga makina dhe që i mban mend mirë fjalët e fundit të nënës së Uilliam-it dhe Harrit dhe ndihmën e parë që i dha për ta mbajtur në jetë. Fillimisht, ai përshkroi reagimin e tij kur kuptoi se gruaja bionde që u thirr të shpëtonte ishte princesha. “Nuk e besova. Sytë e saj ishin të hapur në fillim dhe ajo ishte e vetëdijshme”.

ta ngushëllonte dhe ta mbante të qetë. “Ai tha: “O Zot, çfarë ndodhi?” dhe pak më vonë u ndalua”, tha burri. “I bëra masazhe në zemër dhe disa sekonda më vonë ajo filloi të merrte sërish frymë. Sigurisht që ishte një lehtësim sepse doja t’i shpëtoja jetën dhe mendova se e kisha bërë këtë. Të them të drejtën mendova se do të jetonte. Me sa dija kur ishte në ambulancë ishte gjallë dhe prisja që ajo të jetonte. Por më vonë mora vesh se kishte vdekur në spital. Ajo ishte shumë e mërzitur. Tani e di që kishte lëndime të rënda të brendshme, por i gjithë episodi është ende shumë i gjallë në mendjen time. Dhe kujtimi i asaj nate do të më mbetet përgjithmonë”, tha zjarrfikësi dhe shtoi: “Në atë kohë nuk e kisha idenë se ishte Princesha Diana. Vetëm kur e futën në ambulancë, një nga burrat e ambulancës më tha se ishte ajo”.

Në spitalin ku u dërgua, mjekët u përpoqën ta shpëtonin pasi po përjetonte sulme të përsëritura në zemër dhe si pasojë e përplasjes u konstatua se zemra e saj ishte zhvendosur në anën e djathtë të gjoksit. Përpjekjet e mjekëve nuk patën efekt dhe princesha Diana më në fund ndërroi jetë në orën 4 të mëngjesit.

/a.r

Next Post
Shpërthejnë dy makina bombë në Ekuador, të burgosurit marrin peng 57 agjentë

Shpërthejnë dy makina bombë në Ekuador, të burgosurit marrin peng 57 agjentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com