Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit, duke nderuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se kujton jetët e humbura dhe njerëzit që u shfaqën si heronj në New York, Pennsylvania dhe Virginia.
“Nderojmë jetët e humbura, heronjtë që u shfaqën në New York, Pennsylvania dhe Virginia, si dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
11 Shtatori shënon përvjetorin e sulmeve terroriste të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, ku mijëra persona humbën jetën dhe vendi u përball me një prej ngjarjeve më tragjike në historinë e tij moderne.











