• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sot, 23 vite pas ditës së parë të…/”, Lulzim Basha publikon foton dhe ka një mesazh

by
12/06/2022 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar sot 12 qershorin e vitit 1999. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Basha e quajti këtë datë si fundin e luftës së Kosovës për liri.

Basha është shprehur se sot Kosova përveçse ka fituar lirinë e saj, është edhe faktor sigurie dhe paqeje në rajon.

“12 qershori 1999 shënoi fundin e një lufte të drejtë dhe sakrificash mbinjerëzore për realizimin e ëndrrës shekullore për një Kosovë të lirë . Në këtë ditë të shënuar, nderimi ynë i thellë shkon për bijat dhe bijtë e Kosovës që dhanë jetën për liri, për qëndresën paqësore të Presidentit historik, Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në këtë rrugëtim plot sakrifica dhe shpresë drejt ëndrrës së çlirimit të Kosovës, shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA , vendeve mike dhe aleate të Europës dhe partnerëve të tjerë që mbështetën dhe luftuan për kauzën e drejtë të Kosovës së lirë, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë e japin për konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës.

Sot, 23 vite pas ditës së parë të lirisë, Kosova është kontributore në paqen dhe sigurinë e rajonit, duke ndërtuar bashkarisht me partnerët dhe aleatët tanë një të ardhme euro-atlantike për të gjithë qytetarët e saj dhe mbarë rajonin!”, ka shkruar ai.

/e.d

Next Post
Atentati me tritol në Tiranë, ja çfarë gjeti policia në makinën e Sadikajt

Atentati me tritol në Tiranë, ja çfarë gjeti policia në makinën e Sadikajt

Comments 1

  1. Baca says:
    4 years ago

    Cfare cinizmi te uroj ky. Po per komandantet e UCK-se ne Hage cfare do na thuash?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com