• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sot, 137 vite nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit

by
10/06/2015 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po bëhen 137 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara Politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e GJ. K. Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e XV-të.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar. Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllave dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”, shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhat rrezikun e copëtimit të troje ve të tyre. Prandaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike, transmeton KP.

Komitetin e Stambollit e përbënin një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit në kohën aktuale të krizes lindore. Pashko Vasa, Jani vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj. Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarëkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878.

Kjo lidhje dhe Kuvendi i Prizrenit edhe sot e kësaj dite është një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike në analet e ngjarjeve kombëtare shqiptare që nga Lidhja e Lezhës e vitit 1444.

Kjo ngjarje e historisë të kohës së re, edhe pas 131 vjetëve, është e ngulitur thellë në mbamendjen e çdo shqiptari që veten e njeh pjesëtarë të kombit shqiptar.

Next Post

Thërmimi politik i eshtrave të Isa Boletinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

February 20, 2026
Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

February 20, 2026
Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

February 20, 2026
Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

February 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga dalin anekdotat e PD për marrëdhënien Rama-Trump?

February 20, 2026
Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

February 20, 2026
Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In