• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot, 110 vjet nga lindja e alfabetit të gjuhës shqipe

by Java News
14/11/2018 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot mbushen 110 vjet nga mbajta e Kongresit të Manastirit, i cili trasoi rrugën e përdorimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Kongresi i filloi punimet, më 14 nëntor 1908 dhe zgjati deri më 22 nëntor të po atij viti në Manastir, qendër e Vilajetit të Manastirit dhe një nga qendrat më të mëdha shqiptare të asaj kohe.

Në kongres morën pjesë 50 delegatë nga treva dhe shoqëri të shumta shqiptare, ndërsa prej tyre vetëm 32 patën të drejtë vote. Studiuesi Naim Berisha, bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ka thënë për Kallxo.com, se organizimi dhe mbajtja e Kongresit të Manastirit në vitin 1908 ishte vazhdimësi e aktiviteteve të shumta që bënin shoqëritë dhe klubet shqiptare asokohe.

Ndonëse, ka thënë ai, edhe më herët kishte pasur përpjekje për ta organizuar një kongres të tillë, në vitin 1908, iniciativa e shoqërisë “Bashkimi” të Manastirit rezultoi të jetë e suksesshme.

“Komisioni i Kongresit kishte shumë vështirësi në përzgjedhjen e një alfabeti të pranueshëm për të gjithë, janë të njohura kundërshtimet dhe mospajtimet se cilin variant ta përzgjedhin. Me gjitha vështirësitë, Komisioni i Kongresit e gjeti zgjidhjen duke i lënë në përdorim dy alfabete. Pas një kohe relativisht të shkurtër, alfabeti i sotshëm e fitoi primatin në praktikë dhe e vazhdoi rrugëtimin mëtutje”, ka pohuar studiuesi dr. Naim Berisha.

Sipas tij njësimi i alfabetit të shqipes në Kongresin e Manastirit ishte i një rëndësie të veçantë sepse e kodifikoi sistemin grafik të shqipes dhe e çau përpara rrugën e historisë së shqipes letrare.

“Pranimi i këtij alfabeti nga të gjithë shqiptarët, ishte hapi më i rëndësishëm në afrimin e dy dialekteve të shqipes e më vonë edhe njësimin e një varianti të shqipes standarde në Kongresin e Drejtshkrimit”, ka pohuar Berisha

Punimet e Kongresit të Manastirit zgjatën nëntë ditë dhe afro 400 veta dhanë kontributin e tyre, dhe qysh në fillim u përkrah mendimi që baza e alfabetit të jetë ai latin dhe kongresin zgjodhi një komision prej 11 anëtarëve për përzgjedhur alfabetin që do të përdoret nga shqipfolësit.

Deri atë kohë shqipja shkruhej me disa alfabete, shumica të krijuara enkas për shkrimin e shqipes, por që kishin baza në alfabetet tjera, si latine, greke apo edhe arabe.

ma.me

Next Post
Vendet evropiano-lindore do ta vuajnë më shumë Brexit-in

Vendet evropiano-lindore do ta vuajnë më shumë Brexit-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

October 2, 2026
Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

October 2, 2026
Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

October 2, 2026
Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

October 2, 2026
Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

October 2, 2026
Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

October 2, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

October 2, 2026
Kriza e emigrantëve, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceuta jep dorëheqjen  -

Ceuta, BE lëviz drejt një goditjeje ndaj emigrantëve. Dëbime masive dhe ndalim i azilkërkuesve

October 2, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Anti-flluska e neomarksizmit

October 2, 2026
“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com