Ambasada e SHBA-ve në Tiranë kujton vizitën e ish-Presidentit George W Bush në Tiranë, në qershor të vitit 2007.
Ambasada shkruan Shqipëraia i rezervoi një pritje mjaft të ngrohtë Bushit, i cili shënjoi vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri.
“#HistoriNëFoto! Shqiptarët dalin në rrugët e Tiranës për të pritur presidentin amerikan George W Bush më 10 qershor, 2007.
Bush u prit shumë ngrohtë në vizitën e parë të një presidenti amerikan në vendin e Ballkanit, dikur i mbyllur ndaj perëndimit dhe tashmë një mbështetës entuziast i Shteteve të Bashkuara. (Foto AP/Visar Kryeziu)”, shkruhet në postimin e Ambasadës.