Roberto Sorrentino, ish-trajneri italian i Teutës, ka përshëndetur kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016, duke shtuar se në klube nuk ekziston i njëjti durim për pritjen e rezultateve, që ves që shqiptarët e kanë importuar nga Italia. “Në klube nuk ekziston durimi, edhe atje presidentët duan menjëherë rezultate, një defekt i importuar nga Italia”, thotë Sorrentino për një gazetë lokale të provincës së Pavias. “Lojtarët shqiptarë kanë të dhëna të mira fizike e teknike, te Teuta u dhashë mundësi tre të rinjve dhe tani luajnë me U-21. Shqiptarët janë paksa si italianët e jugut, të nxehtë dhe nuk kanë shumë qejf të ndjekin rregullat. Nëse përmirësohen në këtë aspekt, edhe klubet mund të kenë suksese. Strukturat janë në përmirësim, pasi Shqipëria është vend në rritje”.