• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bisedimet SHBA-Ukrainë për armëpushim/ Reagon Rusia: S’përjashtojmë kontaktet me palën amerikane

by E S
11/03/2025 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia ka reaguar pas bisedimeve të sotme midis SHBA-ve dhe Ukrainës në Arabinë Saudite. Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se nuk përjashton mundësinë e kontakteve me përfaqësues të SHBA-ve në ditët në vijim.

Kjo vjen pas komenteve të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se do të bisedojë këtë javë me homologun rus, Vladimir Putin. Presidenti i SHBA-së u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se shpreson të arrihet një armëpushim total në ditët në vijim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës “do të heqin menjëherë pezullimin e ndarjes së informacioneve të inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën”, shkruan skynews.
Kështu kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë dhe ukrainas në një deklaratë të përbashkët lidhur me takimin e tyre në Jedda, Arabinë Saudite.

Kievi gjithashtu “shprehu gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA-së për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm dhe të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë të palëve dhe që varet nga pranimi dhe zbatimi i njëkohshëm nga Federata Ruse”, thuhet në deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara do t’i komunikojnë Rusisë se reciprociteti rus është çelësi për arritjen e paqes”, vijon deklarata.

Të dyja vendet kanë thënë gjithashtu se kanë rënë dakord të përfundojnë një marrëveshje për zhvillimin e burimeve kritike minerale të Ukrainës.

Palët kanë rënë dakord gjithashtu të caktojnë ekipet e tyre negociuese dhe të nisin menjëherë bisedimet drejt një paqeje të qëndrueshme që garanton sigurinë afatgjate të Ukrainës.

Palët janë takuar për më shumë se tetë orë të martën në qytetin port të Arabisë Saudite.

Next Post
Të dhënat e INSTAT/ Pagat e shqiptarëve u shtuan me rreth 8 mijë lekë në 3-mujorin e fundit të 2024

Të dhënat e INSTAT/ Pagat e shqiptarëve u shtuan me rreth 8 mijë lekë në 3-mujorin e fundit të 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

November 6, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

November 6, 2026
Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In