• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sorosit duhet t’i ngremë një bust të vogël”, Tarifa për Berishën: Nëse nuk të do Amerika, mbaroi. Është kaq e thjeshtë

by A R
08/04/2022 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa, thotë se është absurde të mendosh që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur non grata Sali Berishën për shkak të miliarderit George Soros.

“Kush është zoti Soros? Një i moshuar, 97 vjeç, kush pyet për të në Departamentin e Shtetit?”, tha Tarifa në studion e “Dita jonë”, në A2 CNN.

“Ne Sorosit duhet t’i ngremë një bust të vogël këtu, jo një monument të madh, një bust të vogël për atë çfarë ai ka bërë kundër komunizmit për zhvillimin e demokracisë dhe shoqërisë së hapur në Europën lindore. Antikomunist ka qenë Sorosi gjithmonë, Tani komunistët po shajnë një antikomunist, kjo po ndodh. Në një kohë kur është një alibi që nuk e blen askush. Domethënë “Berishën nuk e do Ameirka për shkak të Sorosit”, është për të qeshur”.

Sipas tij, Amerika nuk mund të tërhiqet nga ajo çfarë ka vendosur për ish-kryeministrin. “Nëse Sali Berisha është vlerësuar si non grata nga Shtetet e Bashkuara, nuk ka kthim pas, ai është i tillë. Deklarata më e habitshme dhe më e pritshme ishte ajo e ambasadores Kim se ky njeri përbën rrezik për interesin kombëtar amerikan”, tha Tarifa.

“Aksioni i kohëve të fundit i Sali Berishës pengon zhvillimin enjë opozite të fortë. Opozita tani është e dobët. Mua më habit akoma ajo shpurë njerëzish që i shkojnë akoma pas Sali Berishës. Kaq naivë mund të jenë këta njerëz që nuk e kuptojnë që, nëse nuk të do Amerika, mbaroi. Është kaq e thjeshtë”.

/a.r

Next Post
FOTO / Gati 74 banesa të tjera në Ndroq, drejt përfundimit lagja e re

FOTO / Gati 74 banesa të tjera në Ndroq, drejt përfundimit lagja e re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com