• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Soros ka pushtuar Shqipërinë’/ Gjyqtari Ken Dhima del para Vetingut, Gjonaj kërkoi shkarkimin në 2018, e shpëtoi KLD e Metës. I kallëzuar për pasurinë

by Java News
26/07/2021 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Më në fund, gjyqtari Ken Dhima, një emër i njohur në sistemin e drejtësisë, do të dalë nesër para Komisionit të Vetingut, për t’u njohur me rezultuarin e dosjes së verifikimit. Procesi i Vetingut për gjykatësin pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Vlorë ka nisur që në muaj nëntor të vitit 2019, duke zgjatur rreth 20 muaj. Trupa gjykuese e çështjes së Ken Dhimës përbëhet nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko. Në maj të vitit 2018, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin e gjyqtarit Ken Dhima nga detyra për shkelje, sipas saj, të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Me shkeljeve, ministrja Gjonaj renditi edhe dorëzimin me vonesë të 212 vendimeve gjyqësore në periudhën dhjetor 2016 – korrik 2017 nga gjyqtari. KLD-ja, në atë kohë me në krye Ilir Metën, rrëzoi kërkesën e ministres së Drejtësisë, duke refuzuar shkarkimin e gjyqtarit. Para vendimit, në mbledhjen e datës 7 maji 2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i zëvendësuar disa muaj më pas me Këshillin e Lartë Gjyqësor, zhvilloi një seancë dëgjimore me gjyqtarin Ken Dhima. Gjyqtari befasoi kryetarin Ilir Meta si dhe anëtarët Gjin Gjoni, Vangjel Kosta, Brunilda Kadi, Gerd Hoxha dhe Petrit Çomon, teksa shpërtheu kundër reformës në drejtësi. Në fjalën e tij, teksa hodhi poshtë pretendimet e Gjonajt, Ken Dhima tha se George Soros ka pushtuar Evropën dhe Shqipërinë. Dhima e konsideroi edhe Vetingun ‘Sorosian’.

Ndër të tjera Kne Dhima tha se “Më vjen shumë keq që thotë ministrja e Drejtësisë bashkë me Kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që këto janë veprime që diskreditojnë figurën e gjyqtarit. Unë nuk mund ta pranoj kurrsesi dhe përbuz me neveri këtë epitet. Shkoj në punë në orën 07:00 dhe dal në orën 08:00 të darkës. Dhe nuk mund të më thuhet mua “i diskredituar”. Të diskredituar janë ata vartës të ministres së Drejtësisë që kanë 20 vjet që nuk u kanë kthyer përgjigje qytetarëve. Ka edhe një akuzë ministria, që s’e përmendi. Me një korrespondencë time me Kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kam thënë që, një prej shkaqeve të vonesës është edhe Vetingu, bërja e dokumenteve, etj., etj. E kam quajtur “Vetingun Sorosian”. Dhe ministrja më thotë mua që ti s‘ke të drejtë të mendosh. Por edhe Marksi thoshte, -“mendimet s’kanë doganë”. Sorosi është një rrjetë e zezë që ka pushtuar Evropën dhe Shqipërinë dhe reformën në drejtësi…”.

Një muaj më pas, Misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, EURALIUS, i cili asiston autoritetet shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi, publikoi një raport, duke konstatuar se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka ndëshkuar gjyqtarët, të cilët sipas Ministrisë së Drejtësisë, janë përfshirë në praktika të paligjshme. Se kush ka patur të drejtë 3 vite më parë, Ministria e Drejtësisë apo KLD-ja, në një farë mënyre do të përcaktohet nga vendimi i organeve të Vetingut për gjyqtarin Ken Dhima.

Në vitin 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kallëzoi gjyqtarin Ken Dhima në prokurori për fshehje pasurie. Sipas dosjes, gjyqtari kishte bërë deklarim të rremë të këstit me vlerë 2.770.000 lekë për blerje apartamenti, nuk justifikonte një depozitë me vlerë 1.050.000 lekë, deklarim të rremë të huamarrjes 2.000.000 lekë, deklarim i rremë për shumën 59.300 euro, fshehja e kontratës për porositjen e një dyqani me vlerë 150 mijë euro, fshehje të një depozite me vlere 5.000 euro etj. Dosja e ILDKPKI u mbyll nga Prokuroria në atë kohë, siç ka mbyllur edhe qindra dosje të tjera. /Shqiptarja.com

/m.j

Next Post
Situata e COVID-19 në Shqipëri: Konfirmohen 16 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orë

Situata e COVID-19 në Shqipëri: Konfirmohen 16 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Tetor 2026

October 1, 2026
Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

October 1, 2026
Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

October 1, 2026
“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

October 1, 2026
“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

October 1, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Publik është arti, jo shtrati i tyre

October 1, 2026
A është mirë nga trutë Putin? Zëdhënësi i Kremlinit tregon gjendjen që po kalon presidenti rus

Kremlini paralajmëron NATO-n: Vendosja e armëve bërthamore pranë Rusisë, do të sjellë përshkallëzim!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com