• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Soros, Donald Lu dhe vija e kuqe e Adriatik Llallës

by S M
02/02/2017 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ti sorosian s’mund të jesh zot brenda prokurorisë! Adriatik Llalla nuk e kishte bërë këtë deklaratë të fortë gjatë gjithë muajve të vështira që ka kaluar nën trysninë e Donald Lu. Për hetimet e munguara të zyrtarëve të lartë, për emërimet e dyshimta, reformën në drejtësi e plot detaje të tjera të cilat i dinë vetëm dy personazhet në fjalë. E sigurtë është se mes tyre ka pasur shumë fërkime, pakënaqësi dhe debate, por asnjëherë kryeprokurori nuk kishte përdorur gjuhën që përdori sot.

E quajti Donald Lu-në “sorosian”. Një epitet që të kujton jo vetëm një lajm që vjen nga Maqedonia fqinje, ku një ambasador tjetër i SHBA po kërkohet të vihet nën akuzë këto orë nga disa kongresmenë republikanë si “i lidhur me Sorosin”. Por edhe një epitet që të kujton sesi në Tiranë, këto javë pas fitores së një tjetër Donaldi, që mbiemrin e ka Trump, nga mediat pranë opozitës, tek kreu i Kuvendit dhe tani kryeprokurori e politikanë opozitarë, të gjithë anatemojnë një miliarder që ndodhet dhjetë mijë kilometra larg dhe paska luajtur gurët prej vitesh në këtë vend.

Nga buron garancia dhe guximi që sot Adriatik Llalla flet me aq përçmim për një diplomat, ambasadorin e SHBA, i cili gjatë 25 vjetëve të fundit ka pasur de facto skeptrin e guvernatorit të pashpallur të Shqipërisë postkomuniste?! Çfarë armësh ka në këtë duel me një superfuqi, një prokuror i cili që nga dita e marrjes së detyrës është deklaruar së paku dy herë publikisht se do të hapte dosje të bujshme hetimore, por që në fakt e ka krejt të bardhë bilancin e luftës ndaj korrupsionit në nivelet e larta të shtetit dhe politikës?!

Përgjigjet e këtyre pyetjeve duket se fshihen pas tre elementeve me peshë në këtë përplasje të pazakontë Llalla-Lu. Së pari, momenti kur e gjithë klasa e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të fillojë të hyjë në tunelin e errët të vetingut, po afron. Është njoftuar publikisht se Gjykata e Lartë, ajo Kushtetuese dhe kryeprokurori, do të jenë institucionet e para që do të kontrollohen. Është një moment delikat, ku e vërteta për pasuritë dhe integritetin e kësaj liste personash VIP, ka shansin të ndahet nga fjalët, akuzat dhe thashethemet. Siç merret lehtë me mend, ky është edhe një moment stresi për ata që do të kalojnë këtë test delikat. Një element i dytë, i cili lidhet më të parin, është mbërritja në Tiranë në ditët e ardhshme, të stafeve të gjyqtarëve e prokurorëve të huaj, të cilët do të kryejnë kontrollin e figurës së mbi 750 gjyqtarëve e prokurorëve që kanë dorëzuar formularet në ILDKPI.

Duke ju kundërvënë hapur dhe ashpër ambasadorit amerikan, Adriatik Llalla jo vetëm që po kryen një akt rebelimi ndaj një pushteti të cilin e sheh si armiqësor, por duket se po lëshon edhe një thirrje indirekte, për të thirrur në ndihmë të gjithë ata faktorë politikë dhe institucionalë, që kanë qenë dhe janë kundër reformës. Dihet se kjo listë është veçanërisht e pasur me emra, të cilët i bashkon e njëjta frikë, skepticizëm dhe armiqësi ndaj reformës, si edhe vetë Llallën. Duke nisur nga kreu i shtetit, ai i Kuvendit dhe e gjithë opozita.

Së treti, konflikti mes Llallës dhe Lusë duket se ka marrë nota personale, pas bllokimit të vizave të familjes së kryeprokurorit, së bashku me një listë të gjatë gjyqtarësh e prokurorësh të tjerë. Natyrshëm Llalla e ka përjetuar këtë si një sfidë të rëndë në sytë e opinionit publik dhe si një parathënie të mundshme të një penalizimi gjatë fillimit të zbatimit të reformës. Refuzimi i hyrjes në SHBA është një dënim i rëndë për zyrtarët shqiptarë, sidomos kur ai kryhet me lista masive personash, të cilët shihen apriori si të dyshuarit e parë të reformës në drejtësi.

 

Next Post
Më 6 shkurt nis shitja e biletave Itali-Shqipëri

Më 6 shkurt nis shitja e biletave Itali-Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Meshkujt s’mund të bëhen kurrë femra”, zv.sekretari amerikan i Shëndetësisë: Fëmijët kanë nevojë për mbrojtjen tonë

“Meshkujt s’mund të bëhen kurrë femra”, zv.sekretari amerikan i Shëndetësisë: Fëmijët kanë nevojë për mbrojtjen tonë

December 20, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Berisha i trajton gjithë opozitarët si Salianjin

December 20, 2025
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Diaspora shqiptare përllogaritet në 2.2 milionë shtetas/ INSTAT: Shumica e emigrantëve, në Itali dhe Greqi

December 20, 2025
Bushati takohet me sekretarin e SHBA-së, Marco Rubio: Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane

Bushati takohet me sekretarin e SHBA-së, Marco Rubio: Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane

December 20, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

December 20, 2025
Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

December 20, 2025
“Më proceduan penalisht!”/ Pas protestës Adriatik Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë

“Më proceduan penalisht!”/ Pas protestës Adriatik Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë

December 20, 2025
Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 persona të arrestuar gjatë një operacioni antidroge në Greqi

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 persona të arrestuar gjatë një operacioni antidroge në Greqi

December 20, 2025
Morën bonusin e fundvitit/ Balla dhe Manastirliu vizitë në një familje në Tiranë: Mbështetje për 700 mijë pensionistë

Morën bonusin e fundvitit/ Balla dhe Manastirliu vizitë në një familje në Tiranë: Mbështetje për 700 mijë pensionistë

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In