• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Soros: BE të zgjohet para se të përfundojë si Bashkimi Sovjetik!

by Java News
13/02/2019 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

George Soros ka bërë thirrje për votuesit pro Europës që të zgjohen para se kontinenti të bjerë në harresë, përpara zgjedhjeve europiane. Duke shkruar në një artikull për “Marketwatch”, biznesmeni miliarder Soros tha se BE-ja do përballet me rrugën e Bashkimit Sovjetik nëse njerëzit nuk veprojnë për ta shpëtuar atë.

“Europa po ecën përgjumur në harresë dhe populli i Europës duhet të zgjohet para se të jetë tepër vonë”, ka shkruar Soros.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, Bashkimi Europian do të eci si Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. As udhëheqësit tanë, as qytetarët e zakonshëm nuk e kuptojnë se po përjetojmë një moment revolucionar, se spektri i mundësive është shumë i gjerë dhe se rezultati përfundimtar është në këtë mënyrë shumë i pasigurt”, theksoi Soros.

Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian në maj të këtij viti do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e kontinentit, por ai argumentoi se partitë e anti-Europës do të gëzojnë një avantazh konkurrues.

Ai gjithashtu mbrojti kundërshtimin e tij për Brexit, duke e quajtur largimin e menjëhershëm të Britanisë si “ngjarja përcaktuese për vendin për dekada të tëra”.

Soros, një sponsor i madh i Partisë Demokratike të SHBA-ve, është një mbrojtës i kauzave liberale globale dhe ka hedhur shumë para në një fushatë kundër Brexit, duke marrë një status të diskutueshëm në qarqet e krahut të djathtë.

Edhe Presidenti Donald Trump ka folur për teoritë konspirative rreth Sorosit, përfshirë edhe financimin e karvanit të emigrantëve të Amerikës Qendrore, që përpiqen të hyjnë në SHBA.

Në të njëjtin muaj, Soros ishte mes një duzine demokratësh, të cilit iu dërgua një bombë me postë nga një mbështetës i Trumpit, një incident që e nxiti djalin e tij Aleksandër të akuzojë Presidentin për inkurajimin e dhunës.

“Financial Times” e cilësoi Sorosin si Personin e tij të Vitit në vitin 2018, për të qenë ‘bartës i standardeve për demokracinë liberale’, pasi ai është nën rrethim nga “Rusia e Putinit dhe Amerika e Trump”.

/a.meta

Next Post
Kosovë- Serbi/ Analisti politik amerikan: Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm!

Kosovë- Serbi/ Analisti politik amerikan: Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

“Proces i pandershëm”, Ahmeti thirrje Kosovës: Organizohuni, UÇK-ja mbrojti vendin, duhen shpëtuar

September 17, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

September 17, 2026
Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

September 17, 2026
Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com