• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sorollatjet në sportele, ja lista e dokumenteve që nuk ju duhen më

by Java News
06/10/2017 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisma më e fundit e qeverisë “Rama 2” është që të eliminohen sorollatjet apo shpenzimi i parave për të marrë disa dokumente që gjithsecilit prej nesh mund t’i duhen. Në konferencën për shtyp të ditës së djeshme Rama tha se ka marrë masa për të sistemuar këtë pjesë të administratës. Pensionistët sidomos nuk do të kenë më arsye të bëjnë as edhe një metër rrugë për të marrë një dokument që u nevojitet.

Këto shërbime tashmë i ofron shteti përmes portalit online “e-Albania” dhe që duhet t’i nxjerrë në moment sapo qytetari i kërkon. Kreu i qeverisë theksoi se heqja e burokracive të tilla shkurton 56 vjet pritje të qytetarëve për të marrë dokumente.

Pra shkurt dhe qartë qytetarët nuk do të paguajnë më asnjë qindarkë për dokumentet. Sepse sipas Ramës çdo punonjës e ka për detyrë ta nxjerrë atë vetë nga faqja online “e-Albania”. “Nuk kanë nevojë që pensionistët të ambientohen me faqen online. Ata thjesht nuk duhet të paraqesin më vërtetimin e pensionit kur t’u kërkohet. Edhe nëse ndodh që e kërkojnë, ata duhet t’i thonë punonjësit ta gjejë vetë, sepse e ka për detyrë”, tha Rama.

Edhe ministri i Financave Arben Ahmetaj ka urdhëruar institucionet e varësisë që të mos i kërkojnë këto dokumente.

Konkretisht më poshtë keni të gjithë dokumentet që nuk ju duhen më dhe nuk do t’jua kërkojë njeri:

-Vërtetim pensioni

-Vërtetimi i pronësisë

-Certifikatë familjare

-Certifikatë personale

-Çdo dokument që lidhet me gjendjen civile

-Karta e shëndetit

-Vërtetime për automjetet

-Autorizimet për rifitimin e lejes së drejtimit

-Vërtetime për lejen e drejtimit

-Kopje e kartës së pasurisë

-Kopje e fragmentit të kartës kadastrale

-Ekstraktin historik të kompanisë

-Vërtetimin për pagimin e kontributeve nga subjekti

-Vërtetimin për përgjegjësitë tatimore

– Vërtetim për regjistrin e investitorit

-Vërtetim për pagim detyrimesh

-Vërtetim për individë të paregjistruar

-Vërtetim status aktiv, përfshirë datën

-Vërtetim xhiro për tre vitet e fundit

-Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin

-Autorizime nga drejtoria e përgjithshme e doganave.

a.ç

Next Post
Kuqezinjtë përballen sot me yjet e Spanjës, zbulohet formacioni që Panuçi hedh në fushë

Kuqezinjtë përballen sot me yjet e Spanjës, zbulohet formacioni që Panuçi hedh në fushë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Witkoff dhe Kushner drejt Zvicrës, SHBA dhe Irani gati për raundin e ri të negociatave bërthamore

Witkoff dhe Kushner drejt Zvicrës, SHBA dhe Irani gati për raundin e ri të negociatave bërthamore

June 20, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme

June 20, 2026
Mblidhet sot grupi i PS, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

Mblidhet sot grupi i PS, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

June 20, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Firoja e dy subjekteve kryesore elektorale dhe boshllëku përballë tyre

June 20, 2026
SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

June 20, 2026
Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

June 20, 2026
Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In