• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sormani e nis me humbje, Partizanin nuk e ndihmon dot as gjyqtari në Korçë

by A R
21/01/2020 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i ri i të kuqve, Adolfo Sormani e nisi me një humbje 3-2 në Korçë eksperiencën e tij të dytë me kryeqytetasit.

Skënderbeu-Partizani, i kishte të gjitha në fushë. Emocione, spektakël, gola, autogola, penallti të realizuara, të humbura, si dhe kartonë të kuq.

Kampionët e Shqipërisë e panë veten shumë shpejt në avantazh me një gol të realizuar me 11-metërsh nga Bruno Telushi, pas vetëm 7 minutash lojë, ndërsa penalltia ishte e dyshimtë.

Më pas ndeshja u dominua nga skuadra e Ilir Dajës. Kartoni i dytë i verdhë që mori Ron Broja në minutën e 39-të ia lehtësoi punën Skënderbeut. Eneo Bitri në të 43-ën shkaktoi një autogol të çuditshëm. Dy minuta më vonë Blerim Krasniqi përmbysi shifrat duke kaluar Skënderbeun në avantazh. Në minutën e 71-të gjyqtari Beqiri akordoi penalltinë e dytë në favor të Partizanit, për prekje me dorë të kapitenit të Skënderbeut Bruno Dita, por pamjet tregonin se topin e kishte prekur në kokë lojtarin e korçarëve.

Protestat e shumta të Ditës dhe të futbollistëve të Skënderbeut nuk ndryshuan vendimin e gjyqtarit, por këtë herë nga 11-metra distancë Telushi e çoi topin jashtë portës së Koliçit. Fitoren e Skënderbeut e hipotekoi Dejvi Bregu, me një supergol në minutën e 82-të, ndërkohë që në shtesë kishte vend edhe për golin e dytë të Partizanit që mban firmën e Lorenc Trashit, pas një devijimi të Ditës. Një fitore e madhe kjo për Skënderbeun që u ngjit në kuotën e 24 pikëve.

“Mendoj se kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë. Rezultati nuk i tregon këto. Nuk jam dakord që kemi luajtur vetëm 40 minuta. Skuadra më ka pëlqyer. Nëse do të kishim shënuar penalltinë e dytë të Telushit, mund edhe ta fitonim ndeshjen. Në përgjithësi skuadra më ka pëlqyer përveç rezultatit”, u shpreh trajneri i Partizanit pas ndeshjes.

“Kampionati duket nga renditja që është i ekuilibruar. Për të fituar një ndeshje duhet të jesh konstant dhe i përqendruar. Mendoj që kemi humbur një ndeshje ku kemi bërë mjaft mirë dhe meritonim diçka më tepër”, theksoi Sormani, pas humbjes në Korçë.

Edhe Laçi mposhti sot brenda në Niko Dovana Teutën falë një gol të Radolf Turkaj. Me këtë fitore Laçi barazoi pikërisht durrsakët por edhe Partizanin e Tiranën, në kuotën e 28 pikëve.

/a.r

Next Post
Humbje për Boris Johnson, Lordët ndryshojnë BREXIT-in

Humbje për Boris Johnson, Lordët ndryshojnë BREXIT-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Nuk u mbijetoi plagëve nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

September 24, 2026
Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com