Presidenti rumun Klaus Iohannis ka caktuar ministrin e arsimit, Sorin Cimpeanu si kryeministër të përkohshëm. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Bukureshtit disa orë pas kryeministrit Viktor Ponta dha dorëheqje, pas një zjarri vdekjeprurës në një klub nate. Demonstruesit marshuan drejt parlamentit duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe reforma të mëtejshme politike.
Tubimet janë raportuar edhe në qytetet e tjera të mëdha, duke përfshirë Cluj, Timisoara, dhe Konstancë. Një ditë më parë, rreth 20 mijë protestues u mblodhën në Bukuresht, të zemëruar mbi vdekjen e 32 personave, pas një zjarri që ndodhi në një kul nate, në 30 tetor .
Shqetësimet lidhen me korrupsionin, i cili sipas protestuesve rrezikon edhe sigurinë e qytetarëve.