Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me eurodeputeten portugeze, Isabel Santos, e cila është raportuesja për Shqipërinë në PE.
“Takim i shkëlqyeshëm. Ne diskutuam për situatën aktuale politike në vend, përfshirë përparimin në reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Përgatitjet janë duke vazhduar për vizitën e saj në Tirana në 20-22 shkurt”, shkruan Soreca pas takimit në Bruksel.
Isabel Santos do të vizitojë vendin tonë përpara një vendimi të mundshëm për negociatat që mund të merret në Mars. /e.s/