• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Soreca s’mund të mbajë kryqin e opozitës shqiptare

by S M
31/07/2019 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga opozita, tek aktorët e rreshtuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Një kor i koordinuar sulmesh e fyerjesh, të gjithë me objektiv Luigi Sorecan, ambasadorin e BE në Tiranë. Kjo po ndodh këto orë rreth krizës së Teatrit Kombëtar. E filloi Ilir Meta me pyetjet e tij të mbetura pa përgjigje, e vazhduan më pas të gjithë opozitarët dhe artistët e angazhuar, pasi ambasadori bëri një deklaratë ku në fakt kërkonte që mosmarrëveshjet ligjore të zgjidheshin me anë të procedurave institucionale. “Në respekt të plotë të ligjit”, thoshte Soreca.

Ambasadori e ka ditur, qysh në krye të herës, që kjo deklaratë e tij do të krijonte një furtunë të vogël në gotë të ujit. Sepse Luigi Soreca e ka parë sesa e vrazhdë dhe vulgare di të bëhet politika shqiptare, kur i preken interesat. Soreca ka folur kundër protestave të dhunshme të opozitës, ai ka qëndruar fort në mbrojtje të reformës (për çka mori dhe rrufetë e Presidencës), ai është rreshtuar bashkë me të huajt e tjerë në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të 30 qershorit. A nuk është mjaft e gjitha kjo, për ta futur edhe atë në “listën e zezë” të opozitës, krah Vlahutinit, Donald Lusë e George Sorosit?!

Ashtu siç kishte ndodhur me paraardhësen e tij kroate, edhe me Luigi Sorecan po konsumohet një gjueti kolektive shtrigash, e cila fillon në Presidencë tek Ilir Meta, vazhdon në zyrën e Lulzim Bashës, Berishës dhe krerëve të tjerë opozitarë, për të përfunduar tek mediat pranë tyre. Është një ndër ato sulme të telekomanduara dhe të seleksionuara me kujdes, për të vënë në pozitë të vështirë zyrtarë të huaj që shërbejnë në Tiranë dhe që Berisha ka nisur t’i quajë “guvernatorë”. Ndoshta i kujtohen kohët kur ishte kryeministër dhe të tjerë “guvernatorë” e quanin burrë shteti, duke i hapur rrugën pasi qeveria vriste njerëzit në bulevard.

Nuk ka asgjë të re në këtë fushatë kundër ambasadorit të BE. Është e njëjta skemë si me kolegun e tij të OSBE, me ambasadorë të SHBA dhe vendeve të tjera, të cilët në një moment të caktuar e kanë parë veten në syrin e ciklonit shqiptar. Por Luigi Soreca s’mund të mbajë mbi supe kryqin e mëkateve dhe gabimeve të opozitës shqiptare. Nuk ka pse ta bëjë këtë gjë, pasi nuk është ai përgjegjësi se përse Lulzim Basha e Monika Kryemadhi e nxorrën opozitën nga gjithçka që kishte dhe që ka lidhje me nocionin e pushtetit dhe të përfaqësimit. Nuk ka as përgjegjësi se përse Presidenti i vendit ka dalë e flet një herë për domatet e papjekura, e një herë për tërmetet që do rrafshojnë Ballkanin. Nuk ka përgjegjësi që sot një segment i politikës është shndërruar në formacion thuajse paraushtarak dhe refuzon çdo spirale dialogu që Soreca dhe të tjerët mundohen të promovojnë sa munden.

Si shumë kolegë të tjerë të tij në periudha të ndryshme kohore, Luigi Soreca është duke përjetuar kostot e të qenit në detyrë në një vend ku klasa politike ka halle shumë bazike, si fjala vjen, frika nga drejtësia apo preokupimi nga humbja e pushtetit. Kjo i bën edhe opozitarët e sotëm që të futen në sherr me organizmat ndërkombëtare, qoftë edhe për ndërtimin e një teatri. Dhe Soreca, ambasadorët e tjerë apo krerët e institucioneve si psh OSBE, duke mos qenë as muratorë, as arkitektë apo gjeometra, e kanë të pamundur t’u vijnë pas lojrave të vogla që luhen në këtë cep të kontinentit.

Javanews.al

Next Post
‘Rama do vriste Lulin’, ironizon deputeti i PS: Kanuni nuk lejon të qëllohen gratë e fëmijët

Ndreu shpalos synimet për Lezhën: Do shpallen vende të reja pune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In