Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka apeluar sërish sot aktorët politikë në vend për të bashkëpunuar mbi reformën zgjedhore.
Në një prononcim për mediat në përfundim të një takimi të organizuar në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi mbrojtjen civile pas lëkundjeve të forta të tërmetit të një jave më parë, Soreca komentoi edhe vendimin e Gjermanisë për çeljen e negociatave me Shqipërinë.
Të gjitha palët duhet të bëhen bashkë që Shqipëria të ecë para. Për plotësimin e kushteve kanë përgjigje të gjitha palët. Është e rëndësishme që të gjitha palët do të duhen patjetër që të bashkëpunojnë.
Duhet të ulen të zgjidhin problemet për qytetarët shqiptarë. Reforma zgjedhore është vetëm një problem” -u shpreh Soreca.