• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Soreca: Gjyqtarët që e kanë kaluar vettingun nuk do të njollosen më!

by A R
04/10/2019 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca e cilësoi reformën në drejtësi si pjesë e historisë moderne.

Teksa folini në tryezën e e “Ministeriali i Drejtësisë”, ambasadori bëri thirrje të mos ketë vonesa të pajustifikuara për krijimin e SPAK dhe BKH.

Gjithashtu Soreca tha se Shqipëria ka bërë një transformim të thellë si pak vende në botë deh se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas.

“Padrejtësia në çfarëdolloj vendi është kërcënim dhe rrezik për drejtësinë”, ky është citim i Martin Luter King. Në rast se padrejtësia ndikon një qytetar të vetëm, atëherë është thyer kontrata sociale. Gjithçka ka të bëjë me drejtësinë se u siguron barazinë qytetarëve, një sistem funksional drejtësie është themeli i demokracisë.

Zbatimi i ligjit jep frymëzime për tu ndjekur në vendet e tjera. BE është krenar që ka punuar pa fund që ka mbështetur Shqipërinë në reformën në drejtësi. Reformat ndodhin jo se i kërkojmë ne, por qytetarët shqiptarë kanë qenë të parët që kanë vuajtur nga një sistem drejtësi që kishte dështuar, dhe ata e kanë kërkuar reformën në drejtësi.

Një pronë e vjedhur ndër vite për arsye të një gjyqtari të korruptuar, apo një kriminal që nuk dënohet, është legjitimiteti i reformës në drejtësi tek i cili e kanë shpresën shqiptarët. Po t’i hedhim sytë në të shkuarën 3 vitet e fundit shumë pak vende në botë kanë bërë këtë transformim të thellë dhe kanë pasur këtë monitorim ndërkombëtar. 40 ligje të reja u ndryshuan që kishin të bënin me qeverisjen e gjyqësorit,. rreth 100 gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar nuk janë më pjesë e drejtësisë.

Gjyqtarët që kanë kaluar vettingun nuk do të njollosen më. Duhet ti japim meritë gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e humbën busullën e integritetit. Sistemi i ri i drejtësisë është një realitet në të cilin nuk do të ketë kthim pas. Tek kjo reformë i kanë hedhur sytë edhe vendet e rajonit.

Pritshmëria është e lartë që të kemi Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese funksionale. Qytetarët mezi presin krijimin e BHK dhe SPAK. Detyra kolektive është të mos ketë ngadalësim në mes të këtij rrugëtimi. BE do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë, dhe gjatë 3 viteve në vijim do të ketë burime të tjera financiare me 42 milionë euro që janë programuar për drejtësisë. dhe 34 milionë euro do t’i jepen Shqipërisë për buxhetin për drejtësinë.

Jemi dy javë larg nga vendimi për të ardhmen në Shqipëri, pa reformën në drejtësi Shqipëria do duhej të kishte pritur vite për të ardhur në këtë ditë. reforma ka hedhur themele shumë të rëndësishme të paanshmërisë llogaridhënies, etj. Shqipëria është e gatshme të lëvizë në një stad tjetër. Çelja e negociatave do të ndryshojë gjithçka për Shqipërinë, procesi i reformës do të jetë i pakthyeshëm”.– tha Soreca.

/a.r

Next Post
Zgjedhjet në Kosovë, votimi përmes postës mbyllet nesër

Zgjedhjet në Kosovë, votimi përmes postës mbyllet nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In