Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një nga detyrat parësore të Shqipërisë.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca nënvizoi nevojën për të forcuar sistemin penitenciar dhe regjimi i posacëm 41 / bis është i rëndësishëm për të parandaluar lidhjet me jashtë të kriminelëve nga burgu.
“Kriminelët e nivelit të lartë janë njerëz shumë të vendosur që duan të bëjnë gjithçka vetëm të vazhdojnë të kryejnë bizneset e tyre, qoftë edhe nga burgjet në mënyrë që të përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për të komunikuar me miq të tyre po aq kriminelë sa ata, ti urdhërojnë për të bërë gjëra nga më të ndryshmet dhe që nuk janë në burg me ta. Është regjimi i posacëm që njihet me emrin 41 / bis është e rëndësishme për të parandaluar këtë që të ndodhë nga muret e burgjeve. Ky lloj regjimi ka treguar që është efikas. Në zbatimin e plotë të këtij ligji Shqipëria si shtet anëtar me të drejta të plota të Këshillit të Europës duhet ti përbahet rregullave që rrjedhin për burgjet dhe vendimeve të Gjykatës Europiane“, deklaroi Soreca.
E rëndësishme është dhe shmangia e infiltrimit të personave të inkriminuar. Ambasadori Soreca vlerësoi reformën që ministrja e Drejtësisë ndërmori duke larguar nga puna një sërë zyrtarësh.
“Është e rëndësishme të theksohet se duhet të shikojmë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe këto masa duhet që të shoqërohen me masa shtesë për të shmangur infiltrimin e krimit të organizuar në sistemin penitenciar. Çështja e korrupsionit të personelit në shërbimin penitenciar është i rëndësishëm. Qeveria dhe ministrja Gjonaj ka marrë masa kurajoze për këtë cështje. Disa punonjës të shërbimit penitenciar dhe menaxhorë të lartë janë larguar nga puna. Është thelbësore që të vazhdohen këto përpjekje dhe standardet e integritetit në burgjet shqiptare të jenë në nivel të lartë pasi lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet përparësia më e lartë. Ne do vazhdojmë tju asistojmë jo vetëm në nivel profesional por dhe financiar”, tha ambadori i BE.
Ambasadori Soreca ishte sot I ftuar në një konferencë me temë “Menaxhimi dhe përdorimi i pasurive të sekuestruara”.
g.kosovari