Sony prodhon celularin me kamera 23 megapixel!
Kompania e njohur japoneze po nxjerr në shitje celularin e ri me specifika të larta Z5. Për pak javë do të dalë në qarkullim një gamë e re celularësh (tre të tillë), të cilët do t’i përkasin familjes së Z5.
Këto tre produkte do të kenë ekrane që shkojnë nga 5.2 deri në 5.5 inç, fotokamera 23 megapixel dhe bateri që do të lejojnë dy ditë të plota përdorimi. Celularët në fjalë janë mjaft të shtrenjtë, si të gjitha produktet e Sony, por do të jenë kundër ujit dhe kundër pluhurit si dhe do të kenë ekrane me teknologjinë më të re.