Spanja, një nga favoritët për trofeun në këtë Botëror, ka përballë Austrinë si pengesë të radhës.
Kombëtarja iberike, që ka një histori të pasur në këtë turne, duhet të thyejë tabunë e dy kampionateve të fundit, ku është larguar menjëherë në fazën me eliminim direkt.
Për Austrinë, e rikthyer në finalet e Kupës së Botës pas 28 vitesh, ky është një duel i vështirë, edhe pse të vetmen përballje me Spanjën në finalet e këtij turneu e ka fituar 2-1 në vitin 1978.
Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE












