• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sonte LIBE voton pro ose kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

by Aalison Pearse Stevens
05/09/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, LIBE, i Parlamentit Evropian pritet që sot pasdite vonë të votojë për liberalizim të vizave për Kosovën, një hap përpara se Parlamenti Evropian të vendosë nëse qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Përmes kundërshtimesh të një numri vendesh anëtare të BE-së, që edhe e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, LIBE pritet që të votojë dhe një rezultat i pafavorshëm do të shtynte të gjitha proceset për Kosovën për një periudhë të pacaktuar.

Kundërshtimet në BE ndaj Kosovës janë shtuar pas pezullimit të votimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, por në veçanti ato janë të theksuara për shkak të, sic thuhet, “mungesës së rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë” dhe forcimit të sundimit të ligjit, që do të ndalonte migrimin ilegal.

Dy raportueset e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe për liberalizim të vizave, Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, e cilësuan dështimin e Kuvendit të Kosovës për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi, në fillim të shtatorit, si “për keqardhje” por kanë nënvizuar se votimi në LIBE do të procedohet pavarësisht.

Të dy raportueset kërkuan nga Kosova që të përmbushë obligimet e saj sa më parë, përfshirë demarkacionin me Malin e Zi.

Një Komitet por politikë të jashtme i Parlamentit Evropian me një rezultat shumë të ngushtë ka nxjerrë në fillim të korrikut një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithë kundërshtimet për mos përmbushjen e dy kushteve të mbetura, posaçërisht atë të thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Votimi në Komitetin LIBE qe paraparë të bëhej në korrik të këtij viti, por u shty për 5 shtator, me shpresën se politikanët e Kosovës do të arrijnë një pajtueshmëri për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi,.

Votimi në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen që ka ngjallur një varg kundërshtimesh të opozitës, u pezullua, meqë qeveria e Kosovës e tërhoqi projektligjin e saj me arsyetimin e “mungesës së kushteve”.

Në rrugë qindra protestues, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, thanë se do të kundërshtojnë në vazhdimësi marrëveshjen që konsiderohej si e dëmshme për Kosovën.

Megjithëse demarkacioni i kufirit me Malin e Zi u vendos si kusht për një proces të rëndësishëm për qytetarët e vendit, udhëtimin e lirë pa viza në Evropë, udhëheqësit politik në vend nuk arritën një pajtueshmëri mes vete për ta ndihmuar këtë proces.

Kosova është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor që nuk ka marrë liberalizimin e vizave, pavarësisht se udhëheqësit e institucioneve të vendit kanë paralajmëruar fundin e vitit si mundësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Por, afateve kohore u ka dhënë fund komisionari i BE-së për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, i cili i tha Radios Evropa e Lirë se çdo gjë “ende varet nga vendimet e Kosovës”, duke lënë të kuptohet se ky vit mund të mos jetë vit i liberalizimit të vizave. Ai tha se një standard nuk është përmbushur duke thënë se “ju takon kosovarëve që ta zgjidhin këtë”.

“Ky është një kusht që ne nuk mund ta tejkalojmë dhe tani varet nga ta. Nëse kjo zgjidhet ashtu siç duhet, atëherë do të ketë një raport pozitiv nga ana jonë, pra nga Komisioni. Pastaj i takon Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian të marrin vendime të nevojshme’, tha komisioneri Hahn, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Avatar do ketë dhe kater seri te tjera

Avatar do ketë dhe kater seri te tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

October 5, 2026
Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

October 5, 2026
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

Reforma territoriale, Balla: PS do ta votojë, deputetët duhet të jenë të gjithë të pranishëm

October 5, 2026
Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

October 5, 2026
Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!

October 5, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com