• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi/ SPAK në krye të listës së institucioneve shqiptare me besueshmërinë më të lartë

by Java News
24/11/2023 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Matjet e reja të Barometrit në Euronews Albania, kanë zbuluar se sa i përket besueshmërisë së instritucioneve në vend, SPAK është në krye të listës, ndryshe nga matjet e një viti më parë.

1000 qytetarë të pyetur ballë për ballë nga Data Centrum, kanë zbuluar për Barometrin duke vlerësuar me një shkallë nga 0 në 10, se SPAK është për ta institucioni më i rëndësishëm menjëherë pas ambasadës amerikane, delegacionit të BE-së, dhe perfaqësisë së OSBE-së.

Nga gjetjet e Barometrit, SPAK kryeson listën e institucioneve më të besuara nga qytetarët, me 26.1 % të atyre që e kanë vlerësuar si të tillë.

Në këtë renditje për besueshmërinë tek shqiptarët, SPAK lë pas qeverinë, opozitën, parlamentin, partitë poltike, shoqërinë civile, pushtetin lokal, mediat dhe universitetin.

Kjo renditje e SPAK në nivelin e besueshmërisë që ka tek qytetarët shqiptarë bëhet edhe më e dukshme nëse e krahasojmë me matjet e një viti më parë.

Me një trend rritës pothuajse te dyfishuar, SPAK ka fituar edhe më tepër besimin e publikut.

Kështu në nëntor të vitit 2022 besueshmëria ndaj SPAK ishte 14.2% ndërkohë që në nëntor të vitit 2023 kjo shifër është pothuajse dyfishuar, duke shkuar në shifrat e 26.16 % të besueshmërisë./m.j

Next Post
Emrat/ Në listën e më të kërkuarve të Europolit, ja kush janë gratë më të rrezikshme në Evropë

Emrat/ Në listën e më të kërkuarve të Europolit, ja kush janë gratë më të rrezikshme në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com