• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SONDAZHI / Shumica e votuesve thonë se demokracia amerikane është në rrezik

by A R
06/11/2024 06:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati tre të katërtat e votuesve në zgjedhjet presidenciale të së martës thonë se demokracia amerikane është nën kërcënim, sipas anketimeve paraprake në nivel kombëtar nga firma “Edison Research”, duke reflektuar ankthin e thellë me të cilin përballet vendi pas një fushate të nxehtë elektorale ndërmjet kandidates demokrate Kamala Harris dhe kandidatit republikan Donald Trump.

Demokracia dhe ekonomia renditen deri tani si çështjet më të rëndësishme për votuesit, me rreth një të tretën e të anketuarve që përmendin secilën, të ndjekur nga aborti dhe emigracioni me 14% dhe 11%, treguan të dhënat. Anketimi tregoi se 73% e votuesve besonin se demokracia ishte në rrezik, kundrejt vetëm 25% që thanë se ishte e sigurt.

Të dhënat nënvizojnë shkallën e polarizimit në një vend, ndasitë e të cilit vetëm u theksuan gjatë një gare të ashpër konkurruese. Ish-Presidenti Trump ka përdorur një retorikë gjithnjë e më të errët dhe apokaliptike përgjatë fushatës, ndërsa ka nxitur frikën e pabazë se sistemit zgjedhor nuk mund t’i besohet. Nënpresidentja Harris u ka kërkuar amerikanëve të bashkohen, duke paralajmëruar se një mandat i dytë i ish-Presidentit Trumpit do të rrezikonte themelet e demokracisë amerikane.

Shifrat përfaqësojnë vetëm një pjesë nga dhjetëra miliona personat që kanë votuar, si përpara ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, dhe rezultatet paraprake mund të ndryshojnë gjatë natës, ndërsa më shumë njerëz janë duke u anketuar.

44% e votuesve u shprehën për ish-Presidentin Trump në mënyrë të favorshme, krahasuar me 46% në anketimet pas votimit në vitin 2020, kur ai humbi përballë Presidentit Joe Biden. Nënpresidentja Harris u perceptua në mënyrë të favorshme nga 48% e të anketuarve, krahasuar me vlerësimin prej 52% për Presidentin Biden në vitin 2020.

Zonja Harris po mbështetej tek një pjesëmarrje e madhe nga gratë votuese, për të kompensuar dobësinë e saj elektorale me burrat. Anketimet treguan se gratë përbënin 53% të elektoratit, përgjithësisht e pandryshuar nga 52% në anketimet e vitit 2020.

Sipas të dhënave, përqindja e votuesve pa arsim të lartë – të cilët kryesisht favorizojnë ish-Presidentin Trump – ishte 57%, pra më pak se në vitin 2020, kur ishin 59%.

Dy rivalët po ecnin drejt një përfundimi të pasigurt të martën pas një fushate intensive, ndërsa miliona votues amerikanë prisnin në radhë të qeta dhe të rregullta, për të zgjedhur ndërmjet dy vizioneve të ndryshme për vendin.

Kjo ishte një garë zgjedhore e nxitur nga ngjarje të paprecedenta – dy atentate ndaj ish-Presidentit Trump, tërheqja e papritur e Presidentit Biden dhe ngritja e shpejtë e Nënpresidentes Harris. Gara mbeti e ngushtë pas miliarda dollarësh shpenzimesh dhe muajsh fushate të furishme.

Ish-Presidenti Trump, i cili ka përhapur shpesh pretendime të pavërtetuara se ai fitoi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe mbështetësit e të cilit sulmuan Kapitolin e Shteteve të Bashkuara më 6 janar 2021, votoi pranë shtëpisë së tij në Palm Beach, Florida.

“Nëse humbas zgjedhjet, nëse janë zgjedhje të ndershme, do të jem i pari që do ta pranoj”, u tha ish-Presidenti Trump gazetarëve.

Nënpresidentja Harris, e cila kishte dërguar më herët fletëvotimin e saj me postë në shtetin e saj të Kalifornisë, kaloi një pjesë të së martës duke dhënë intervista në radio, për të inkurajuar dëgjuesit që të votonin. Më vonë, ajo duhej t’u drejtohej studentëve të Universitetit Howard, një kolegj historikisht me studentë afrikano-amerikanë në Uashington, ku zonja Harris kishte qenë studente.

“Të kthehem sonte në Universitetin tim të dashur Howard, dhe të jem në gjendje ta njoh këtë ditë për atë që është vërtet, një përmbushje për mua”, tha Nënpresidentja Harris në një intervistë në radio.

Rezultatet e anketimeve kombëtare ofrojnë një copëzë të rëndësishme të asaj që mendon popullsia amerikane, por mund të mos përputhen drejtpërdrejt me rezultatin që pritet të vendoset nga shtatë shtetet e fushëbetejës elektorale.

Anketimet pas votimit regjistrojnë variacionet e pjesëmarrjes në grupe të ndryshme demografike, si p.sh. burrat përkundër grave, ose votuesit me arsim të lartë kundrejt votuesve jo të arsimuar, dhe mund të ofrojnë njohuri se si ka ndryshuar pjesëmarrja krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Një avantazh kryesor i anketimeve është se të gjithë personat e anketuar, janë njerëz që kanë votuar në këto zgjedhje.

Anketimet e opinionit përpara zgjedhjeve treguan se kandidatët ishin me rezultat të ngushtë në secilin nga shtatë shtetet që mund të përcaktojnë fituesin: Arizona, Xhorxhia, Miçigani, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin.

Pavarësisht se kush fiton, historia do të shkruhet.

Zonja Harris, në moshën 60 vjeçare, nënpresidentja e parë, do të bëhej gruaja e parë, afrikano-amerikane dhe aziatike që do të fitonte presidencën. Zoti Trump, në moshën 78 vjeçare, i vetmi president ndaj të cilët u ngritën dy herë akuza për shkarkim, dhe ish-presidenti i parë që u dënua penalisht, do të bëhej gjithashtu presidenti i parë që do të fitonte mandate jo të njëpasnjëshme, në më shumë se një shekull.

Pritet të përcaktohet edhe kontrolli i të dyja dhomave të Kongresit. Republikanët duket se e kanë më të lehtë në garën për Senatin, ku demokratët po mbrojnë disa vende në shtetet me prirje republikane, ndërsa beteja për Dhomën e Përfaqësuesve duket më e vështirë./VOA

Next Post
Donald Trump drejt fitores për Shtëpinë e Bardhë, pritet fjalimi i tij

Donald Trump drejt fitores për Shtëpinë e Bardhë, pritet fjalimi i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca plenare, forca policie dhe gardh metalik rreth Kuvendit

Seanca plenare, forca policie dhe gardh metalik rreth Kuvendit

July 16, 2026
I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

July 16, 2026
Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

July 16, 2026
PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

July 16, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

July 16, 2026
Rama ndan pamje nga fushat me lulediell në Sinaballaj: Pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës, i shton vlerë turizmit lokal

Rama ndan pamje nga fushat me lulediell në Sinaballaj: Pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës, i shton vlerë turizmit lokal

July 16, 2026
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë

July 16, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

PD ka shumë probleme, por të gjitha e kanë emrin Sali Berisha

July 16, 2026
Parashikimi i motit/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do shënojë termometri sot

Parashikimi i motit/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do shënojë termometri sot

July 16, 2026
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në fokus financat, bujqësia dhe hekurudha Tiranë-Durrës

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në fokus financat, bujqësia dhe hekurudha Tiranë-Durrës

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In