• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SONDAZHI/ Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, por shumë më të pakënaqur me opozitën

by Aalison Pearse Stevens
22/04/2016 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan tregon që shumica e shqiptarëve i japin një notë ngelëse qeverisë te drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe opozitës të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Sipas sondazhit i cili u publikua të premten 59 % e shqiptarë janë të pakënaqur me punën aktuale të qeverisë dhe 69.3 % janë të pakënaqur me punën aktuale të opozitës. Vetëm 25.4 % të pjesëmarrësve në sondazh shprehen të kënaqur me punën akutale të qeverisë dhe 13.8 % me atë të opozitës, ndorkohë që pjesa tjetër e të intervistuarve japin një përgjigje asnjanëse.

Sondazhi është ndërmarrë si pjesë e studimit Analiza e Angazhimit Politik, i cili është një studim bazë që realizohet për herë të parë në Shqipëri, i modeluar nga seritë e raporteve të Analizës Politike të Shoqërisë Hansard në Britaninë e Madhe

Ky studim u realizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan (NDI). Sipas IDM, studimi ka për qëllim të masë “pulsin e angazhimit politik” të pjesëmarrësve në studim dhe ofron një bazë të dhënash unike në Shqipëri në lidhje me politikën dhe angazhimin e qytetarëve në proceset politike.

“Studimi synon të eksplorojë qëndrimet publike ndaj një sërë treguesish të angazhimit politik që evidentojnë njohuritë dhe interesin e pjesëmarrësve për sistemin politik; nivelin e veprimit publik dhe të pjesëmarrjes në procese politike; kuptimin e efikasitetit dhe kënaqësisë nga institucionet dhe proceset politike,” tha IDM nëpërmjet një njoftimi për shtyp mbi gjetjet etj.

“Përveç treguesve bazë të angazhimit politik të grupuar rreth kategorive të njohurive dhe interesit, pjesëmarrjes dhe efikasitetit si dhe të kënaqësisë, ky studim ka edhe një seksion shtesë që lidhet me perceptimet për Parlamentin dhe përfaqësuesit e zgjedhur, duke qenë se një organ  ligjvënës efikas dhe i aftë përbën themelin e qeverisjes demokratike,” shtoi IDM.

Përveç pakënaqësisë së shprehur për punën aktuale të qeverisë dhe opozitës, sondazhi tregon gjithashtu që 57.5 % e të anketuarve janë të pakënaqur me punën aktuale të kuvendit.

Shumica e pjesëmarrësve raportojnë se nuk janë anëtarë të ndonjë partie politike (75.4%) dhe 2 nga 3 pjesëmarrësit raportojnë se nuk janë mbështetës të asnjë partie politike.

Megjithëse nuk janë të anëtarësuar në parti politike shumica e shqiptarëve besojnë akoma te institucioni i zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin javën që u administrua pyetësori, 1 nga 2 pjesëmarrësit raporton se do të votonte ndërsa vetëm 22.6% ka deklaruar se nuk do të votonin.

Edhe pse nuk janë të kënaqur më punën aktuale të parlamentit shumica e pjesëmarrësve mendojnë se parlamenti shqiptar është thelbësor për demokracinë tonë (53.2%).

Ndërsa në lidhje me përbërjen e parlamentit shqiptar: thuajse 2 nga 3 pjesëmarrësit mendojnë se parlamenti nuk përbehet nga përfaqësues të respektuar të shoqërisë që punojnë në mënyrë etike (65.4%) ose që ka një përfaqësim të drejtë të të gjitha grupeve të shoqërisë (thuajse 60%). Gjysma e pjesëmarrësve  në sondazh (53%) gjithashtu shprehet se parlamenti shqiptar nuk është transparent në mënyrën si funksionon.

Besart Likmeta, BIRN

22

Next Post

Eksperti i Sigurisë: Pse u ndal “Molotovi” dhe djegia e veturave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk duam më biznes me ta”, Trump mbyll derën për Spanjën?

“Nuk duam më biznes me ta”, Trump mbyll derën për Spanjën?

July 8, 2026
Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë

Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë

July 8, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tiranë/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

July 8, 2026
Rritet fluksi i turistëve në zonat malore, operatorët: Thethi dhe Lumi i Shalës, destinacionet më të kërkuara

Rritet fluksi i turistëve në zonat malore, operatorët: Thethi dhe Lumi i Shalës, destinacionet më të kërkuara

July 8, 2026
VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

July 8, 2026
Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trumpin me Netanyahun

Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trumpin me Netanyahun

July 8, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

July 8, 2026
Përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme/ Irani godet bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së

Përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme/ Irani godet bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së

July 8, 2026
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

Trafikuan mbi 8.1 ton drogë nga Amerika Latine drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 persona

July 8, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos dëmtuar imazhin e vendit. Do sjellë mbi 100 milionë euro përfitime ekonomike

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In