• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sondazhi shqetësues: Mbi 50% e amerikanëve nuk kanë besim tek media për mbulimin e zgjedhjeve

by Java News
01/05/2024 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse shumë amerikanë thonë se informacionet mbi fushatën zgjedhore të vitit 2024 e marrin nga mediat kombëtare, një sondazh shqetësues zbulon disa probleme serioze që lidhen me besimin ndaj shtypit.

Rreth gjysma e amerikanëve, 53%, thonë se janë jashtëzakonisht, ose shumë të shqetësuar, se organizatat e lajmeve do të raportojnë pasaktësi, ose dezinformata gjatë zgjedhjeve. Rreth 42% shprehin shqetësimin se mediat mund të përdorin inteligjencën artificiale për të shkruar lajmet. Anketa u krye gjatë muajit mars nga Instituti Amerikan i Shtypit, agjencia e lajmeve “Associated Press” si dhe Qendra Kërkimore “NORC” mbi Çështje Publike.

Sondazhi zbulon se 47% e amerikanëve shprehnin shqetësim serioz se organet mediatike do të raportonin mbi lajme që nuk janë konfirmuar ose verifikuar dhe 44% shqetësohen se informacioni i saktë do të paraqitet në një mënyrë të tillë, që favorizon njërën ose tjetrën palë.

Gjysma e amerikanëve thonë se lajmeve për zgjedhjet, gjithmonë ose shpesh, i marrin nga mediat kombëtare, një përqindje që është më e lartë mes të anketuarve më të mëdhenj në moshë.

“Niveli i angazhimit është i mirë“, thotë Michael Bolden, drejtor ekzekutiv i Institutit Amerikan të Shtypit. “Gjëja më shqetësuese është se publiku nuk është i sigurt nëse mund t’i besojë informacioneve që merr“, shton ai.

Dhe përgjegjës për situatën, thotë ai, janë dyshimet tashmë prej vitesh ndaj gazetarëve, që në pjesën dërrmuese janë ‘mbjellë’ nga politikanët.

Njerëzit gjithashtu dinë pak rreth mënyrës se si funksionon gazetaria. Sondazhi zbuloi se rreth gjysma e të anketuarve thonë se kanë të paktën një sasi të moderuar besimi tek informacioni që marrin nga mediat kombëtare, ose lokale, kur bëhet fjalë për zgjedhjet e vitit 2024, megjithëse vetëm rreth 1 në 10, thonë se kanë shumë besimin.

“Mund të ketë qenë një kohë, kur njerëzit e njihnin gazetarin, sepse ai jetonte në lagjen e tyre”, tha zoti Bolden. “Mënyra se si industria është shkatërruar, bën që kjo ka shumë më pak gjasa të ndodhë“.

Ai thotë se ka një shkëputje në rritje mes organizatave të lajmeve dhe komuniteteve, një çështje që shtypi duhet ta trajtojë, duke ndihmuar njerëzit të dinë se çfarë bëjnë gazetarët e të kuptojnë se ata që raportojnë lajmet, janë miqtë dhe fqinjët e tyre.

Rreth gjysma e amerikane në moshë të rritur thonë se i ndjekin nga afër lajmet për zgjedhjet presidenciale, me ata në moshë edhe më të madhe, më të angazhuar. Rreth dy të tretat e amerikanëve të moshës 60 vjeç, ose më shumë, thonë se i ndjekinin me vëmendje lajmet mbi zgjedhjet presidenciale, krahasuar me rreth një të tretën e atyre nën moshën 30 vjeç.

E njëjta prirje vërehet me lajmet mbi zgjedhjet në nivel lokal dhe shtetëror. Ndërsa sondazhi zbuloi se 46% e amerikanëve të moshës 60 vjeç e lart thonë se i ndjekin nga afër lajmet rreth zgjedhjeve lokale dhe shtetërore, vetëm 16% e atyre në moshën 18 deri në 29 vjeç pohojnë të njëjtën gjë.

“Po ndërsa ata rriten, a do të kenë interes për lajmet?“. “Nëse atyre nuk do t’u interesojë kjo gjë, çfarë do të thotë kjo për komunitetet lokale e shtetërore?”, pyet zoti Bolden.

Të rinjtë, ata nën moshën 30 vjeç, informohen mbi zgjedhjet nga mediat sociale, miqtë, ose familjarët, po aq sa edhe nga mediat kombëtare, ose lokale, sipas sondazhit.

Të rriturit afrikano-amerikanë, si dhe komuniteti amerikano-latin kanë disi më shumë gjasa të shprehin “shumë” besim në besueshmërinë e mediave sociale si burim lajmesh mbi zgjedhjet, krahasuar me amerikanët e bardhë.

Kjo gjë sipas zoti Bolton ka dy anë, në një anë shqetësimin se në mediat sociale ka shumë më tepër dezinformata, por nga ana tjetër përbën një mundësi për mediat tradicionale, që të bëjnë më shumë që raportimet e tyre të jenë të pranishme në këto platforma.

Rreth 6 në 10 demokratë thonë se informohen shpesh mbi zgjedhjet nga mediat kombëtare. Sipas sondazhit kjo vlen në rastin e 48% të republikanëve ose 34% të të pavarurve. Republikanët kanë më shumë gjasa se demokratët dhe të pavarurit të shprehin shqetësimin për informacione të pasakta ose dezinformata në mbulimin e lajmeve mbi zgjedhjet e pritshme. Rreth 6 në 10 republikanë janë të shqetësuar mbi këtë gjë, krahasuar me rreth gjysmën e demokratëve.

Përveç pasaktësive, shumë prej tyre kanë shprehur gjithashtu shqetësime serioze se lajmet zgjedhore përqendrohen shumë tek ndarjet, ose polemikat, ose tek rezultati, se kush mund t’i fitojë e kush mund t’i humbasë zgjedhjet, se kush dominon garën, në vend të problematikave, ose karakterit të kandidatëve.

Shumica e amerikanëve thonë se, në mënyrë që ata të marrin vendime të informuara mbi zgjedhjet shtetërore dhe lokale të vitit 2024, ata duan që mediat kombëtare dhe lokale të nxjerrin në pah vlerat e kandidatëve, ose pozicionet e tyre të ndryshme mbi çështjet kryesore sociale. Në secilin rast, rreth tre të katërtat e amerikanëve të rritur thonë se do të donin që “shumë” ose “disa”, nga këto tema të mbuloheshin nga organizatat mediatike.

Sondazhi, që përfshiu 2,468 individë në moshë madhore, u krye mes datave 21 dhe 25 mars. Marzhi i gabimit është plus-minus 2.9 për qind./voa

Next Post
VIDEO/ Ermal Meta këndon ‘Haleluja’ në shi, por më pas del dielli! Duartrokitet nga publiku

VIDEO/ Ermal Meta këndon ‘Haleluja’ në shi, por më pas del dielli! Duartrokitet nga publiku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zbarkon” në Vlorë FNSH-ja, kontrolle të befasishme në banesa dhe akse rrugore

“Zbarkon” në Vlorë FNSH-ja, kontrolle të befasishme në banesa dhe akse rrugore

December 11, 2025
VIDEO-E çuditshme në futbollin europian/ Tifozët i vënë flakën stadiumit pasi ekipi ra nga kategoria

VIDEO-E çuditshme në futbollin europian/ Tifozët i vënë flakën stadiumit pasi ekipi ra nga kategoria

December 11, 2025
Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

December 11, 2025
Zbulohet data, kur do të nisë gjyqi për shpërthimin në Ibër-Lepenc

Zbulohet data, kur do të nisë gjyqi për shpërthimin në Ibër-Lepenc

December 11, 2025
Ndërpritet seanca, debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla “kërcënon” se do kalohet në votim

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Balla uron Brahon: Shpresojmë që punët e mira të nisura nga Dumani të vazhdojnë

December 11, 2025
Sekuestrohet arsenal armësh, publikohen emrat e të dyshuarve si vrasës me pagesë

Sekuestrohet arsenal armësh, publikohen emrat e të dyshuarve si vrasës me pagesë

December 11, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

December 11, 2025
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

“SPAK nën drejtimin e Dumanit dha rezultate konkrete”/ Begaj uron Brahon: Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin

December 11, 2025
FOTOT/ Kontrolle në banesat e vrasësve me pagesë në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë! Zbulohen armë e municion luftarak..

FOTOT/ Kontrolle në banesat e vrasësve me pagesë në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë! Zbulohen armë e municion luftarak..

December 11, 2025
Ministri Gonxhja reagon pas denoncimit për punime të paligjshme në parkun arkeologjik të Finiqit: Po mbikëqyren nga institucionet

Ministri Gonxhja reagon pas denoncimit për punime të paligjshme në parkun arkeologjik të Finiqit: Po mbikëqyren nga institucionet

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In