• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Sondazhi që tregon fundin e kazanit

by Skënder Minxhozi
15/09/2023 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Politika shqiptare, më saktë pjesa e djathtë e saj, është etiketuar ndër të tjera para pak vitesh nga kryeministri aktual i Shqipërisë edhe si “kazan”. Një zgjatim figurativ që në pamje të parë duket sikur evokon së largu etiketimet që letërsia e soc-realizmit i bënte dikur kundërshtarëve historikë duke i quajtur “shportë karavidhesh”. Përtej paralelizmave të gjetur ose jo, epitete të të njëjtit spektër sot i shkojnë thuajse të gjithë harkut politik në Tiranë, nga e majta në të djathtë dhe këtu ideologjia apo izmat e tjera të dikurshme kanë pak të bëjnë. Këtë proces degradimi gradual kolektiv na e tregoi këto orë më së miri një sondazh i Eduard Zaloshnjës në lidhje me preferencat partiake të shqiptare.

Jo se kishte nevojë të nënvizohej edhe një herë më tepër se politika kombëtare e vendit i ka hyrë një tuneli ku ligjësitë klasike kanë pak ose aspak të bëjnë. Ajo që na tregon me shifra sondazhi në fjalë është një histori të cilën ne e dimë tashmë përmendësh. Është gjithaq një paradigmë numrash që është provuar si e tillë në të gjitha proceset elektorale të dhjetë viteve të fundit. E megjithatë koleksioni i çudive që shpërfaqet përmes shifrave të sondazhit, rikonfirmon edhe një herë panoramën surreale ku ndodhet Shqipëria e sotme.

Për shembull, një ndër çuditë, të cilën edhe sondazhi e vinte në dukje, është se maxhoranca në pushtet nuk lëkundet në preferencat e votuesve, edhe pas skandaleve të njëpasnjëshme që kanë çuar në burg një numër zyrtarësh të lartë socialistë.

Një tjetër çudi, e lidhur me të parën, është se një qeveri dhjetëvjeçare, e arnuar, e lodhur, e nginjur dhe tashmë në obezitet kronik dhe të pakthyeshëm, vijon të jetë dukshëm më popullore se një opozitë që prej një dekade nuk menaxhon para publike. Pra, nuk ka ndonjë përgjegjësi për aksidentet, rrëshqitjet e gremisjet që kanë ndodhur në këtë hark kohor. Megjithëse kjo opozitë ka provuar gjithçka për t’u bërë “tërheqëse” në sytë e shqiptarëve, ajo refuzohet sot nga 73% e të pyeturve nga Zaloshnja, përkundër 61% e të pakënaqurve me qeverinë.

Brenda logjikës së garës politike, ky sondazh e ka brenda edhe fituesin, edhe humbësin. Rama mund të rrijë i qetë, sipas projeksioneve të sotme të preferencave të publikut shqiptar. Fiton çdo garë me Berishën dhe Metën, ju merr madje edhe Shkodrën, edhe Tropojën, siç ndodhi në maj. Por ka kohë që Edi Rama nuk është më në garë me të djathtën zyrtare apo jozyrtare, ai garën e ka me veten prej vitesh. Dhe këtu 61 përqindshi i të pakënaqurve të sondazhit është tepër edhe për shpatullat e kryeministrit. Është më i mirë se kundërshtari, por jo më i mirë se standarti normal i një politikani.

Logjika shifrore në këtë rast nuk le shumë vend për të abstraguar. Me nivelet e këtilla të (pa)pëlqyeshmërisë së publikut për elitën tonë politike, pamja që kemi sot në vitin 2023 para syve, është ajo e novelës së njohur të Saramagos, ku ditën e zgjedhjeve 80% e zgjedhësve nuk paraqiten para kutive të votimit, duke futur në panik të gjitha shtabet politike në qeveri dhe opozitë. E tillë duket edhe klasa jonë politike sot, me abstenimin masiv në zgjedhje dhe pëlqyeshmërinë gjithnjë e më të vogël të politikanëve tanë nga populli që i mandaton në të gjitha shkallët e pushtetit.

Një refuzim në bllok për klasën politike, ja me çfarë duket se po përballet sot partitokracia 30 vjeçare e kalçifikuar nga emra të vjetër, sigla po aq të vjetra e të vyshkura, të cilat i ndjekin nga pas një listë po aq e lashtë hallesh e krizash që s’u zgjidhën kurrë. Sondazhi i Zaloshnjës është një ulërimë pa zë, për konsumin e pakthyeshëm dhe të pashërueshëm të elitës tonë drejtuese, e cila tashmë ka zbritur në nivelin e improvizimit grotesk, të prurjeve rastësore dhe të vegjetimit kronik. Në këtë kënetë ku ndërrohen politikanët por jo politikat, duket sikur koha ka ngecur dhe sikur asgjë s’ka më rëndësi. Madje as mendimi i shqiptarëve që normalisht duhet të vendoste për gjithçka dhe që sot ngjan gri. Për të mos përmendur një ngjyrë tjetër.

Next Post
FOTO/ Aktorja e njohur gjendet e pajetë në apartamentin e saj, fëmija njofton fqinjin, ka luajtur një ndër filmat…!

EMRI+FOTO/ Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar, pjesë edhe e lëvizjeve të viteve '90

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In