• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi që konfirmon fitoren e PS

by Plator Nesturi
31/01/2021 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Sondazhi i dytë i institutit Piepoli për zgjedhjet e 25 prillit sërish parasheh në avantazh të dukshëm PS kundrejt rivalëve të saj PD dhe LSI. Kështu, sipas sondazhit, PS mbetet sërish në maxhorancë me 48-52% kundrejt PD që shkon në shifrat e 35% dhe të LSI që luhatet në shifrat e 4-8%. Kështu, edhe kundrejt koalicionit të opozitës së bashkuar PS rezulton fituese pasi edhe nëse opozita shkon me një listë të vetme në zgjedhje, nuk arrin më tej se rezultati i 43%.
E veçanta në sondazhin e fundit është se fillojnë dhe ravijëzohen në projeksione edhe partitë e reja që janë formuar së fundmi.

Ndër to partia e ish nëkryetares së PD Jozefina Topalli del mbi kuadrin e 1 % dhe me mundësi për të fituar mandat parlamentar. Sondazhi parashikon se mbi nivelin 1% është edhe PDIU, ndërsa partitë e tjera, qoftë këto të vjetra si PR apo PBDNJ, ashtu dhe të rejat e krijuara si Bindja, Nisma Thurrje apo e kryesuar nga deputeti Murrizi rrotullohen në shifrat nga 0-1%. E veçanta është se ndërsa partitë aleate të PD në listë nuk parashihet të sjellin ndonjë kontribut të vecabtë në vota, ndonëse kanë siguruar mandatin e kryetarëve në listën e PD, bjerrja që pëson e djathta në vota nga partitë e reja që do të garojnë të vetme, është ende e papërcaktuar po me progression në rritje. Kështu shumatura e rezultateve nuk duket aspak e mire për opozitën. LSI rrudhet ndjeshëm. Aleatët e tjerë bëhen të papërfillshëm në elektorat, ndërsa PD ndonëse ka arritur të marrë diçka nga votat që LSI ia rrëmbeu në zgjedhjet e shkuara, pëson një tjetër rrjedhje nga partitë e reja të ish drejtuesve demokratë.

Në këtë kuadër merr kuptim dhe një pikë e sondazhit që kërkon vlerësimin e punës së Lulzim Bashës si kryetar i PD. Në bazë të saj vetëm 20% e vlerësojnë pozitive punën e Bashës, jo thjesht në marrëdhënien me koalicionin, por dhe me besueshmërinë që krijon si lider. Në të kundërt të kësaj, 90% e të anketuarve nga baza e PD kërkojnë rikandidimin e Berishës në zgjedhje, çka shpreh një mungesë besimi tek lidershipi aktual. Sa më lart të ish pëlqyeshmëria ndaj bashës, aq më e ulët do të ish përqindja e atyre që do kërkonin me ngulm Berishën në zgjedhje.

E veçantë në këtë sondazh ishte dhe parashikimi që bëhet mbi qarkun Tiranë, si qarku më i rëndësishëm dhe që ka numrin më të madh të deputetëve, në 36. Sipas sondazhit, PS është sërish në avantazh të dukshëm me 49-53% të votave , e cila përkthehet deri në 19 deputetë, pra më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm. Nëse votimi do të bëhej nesër PD do të arrinte në kuotën 12-14 deputetëve, ndërsa LSI 1-3 mandate deputetësh. Partitë e tjera mbeten në garë për të arritur një mandat. Sipas sondazhit PD mbetet ende në shifra të ulëta në 33-35%, ndërsa LSI zbret në 5-7% të votave në nivel qarku. Ndërkohë PS në Tiranë del 15 më lart se parashikimi I rezultatit të PS në rang kombëtar.

Ndërkohë, në sondazh u prekën dhe tema të veçanta si çështja e menaxhimit të Coronavirusit apo të dëmëve të tërmetit nga ana e qeverisë, çështje të politikës së jashtme dhe ndikimi i tyre në zgjedhje, të cilat në bazë të sondazhit nuk e ndryshojnë trendin e avantazhit të maxhorancës socialiste përkundrejt opozitës së bashkuar.

Next Post
U gjet brenda BMW-së së zezë, kush është shoku i Alket Rizait që kërkohej për vrasje

U gjet brenda BMW-së së zezë, kush është shoku i Alket Rizait që kërkohej për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një mizë në dritaren e Edi Ramës

O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

September 23, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

Koçeku, ngre pikëpyetje për Bordin e Universitetit të Shkodrës: Pse u hoq dëshmia e penalitetit dhe për kë?

September 23, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë: Kujdes me kreditë për shtëpi dhe sulmet kibernetike

September 23, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, Sllovakia përgjysmon çmimet e biletave të trenave dhe kufizon marzhën e fitimit për karburantet

Rritja e çmimeve të naftës, Sllovakia përgjysmon çmimet e biletave të trenave dhe kufizon marzhën e fitimit për karburantet

September 23, 2026
Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

BQE: Gati 10 milionë qytetarë votuan për dizajnin e kartëmonedhave të reja euro

September 23, 2026
Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

September 23, 2026
Republika popullore e protestës

Vlora Hyseni dhe misteri i certifikatës së sigurisë

September 23, 2026
Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

September 23, 2026
Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com