• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sondazhi/ Pritshmëritë për 2016, pesimizëm për punësimin e xhiron e bizneseve

by A R
27/04/2016 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Eduard Zaloshnja

Revista më e re shqiptare, e botuar në anglisht – Follow Business Albania (http://www.followbusinessalbania.com/) – më komisionoi sondazhin periodik ALBANIAN BUSINESS BAROMETER, edicionin e parë të të cilit e zhvillova në periudhen janar-mars. I përmbledhur në një fjali, ky sondazh tregon se në biznesin shqiptar, mbizotëron pesimizmi për vitin në vazhdim. Le ta zbërthejmë me më shumë fjalë këtë fjali.

Parashikimet për punësimin

Ndër bizneset e anketuara, vetëm 14% planifikonin ta shtonin numrin e punonjësve këtë vit, ndërsa 10% e tyre madje planifikonin shkurtime. Rreth 2/3 e bizneseve të anketuara nuk prisnin të kishin ndryshime në numrin e punonjësve, ndërsa 9% nuk ishin të sigurtë nëse do të kishin ndryshime. Shtimi i numrit të punonjësve, për aq sa mund të ndodhë, do të bëhet kryesisht në bizneset e mëdha.

Parashikimet për investimet

Vetëm çereku i bizneseve të anketuara planifikonin të investonin për makineri/paisje, ndërtesa/zyra, trajnim ose për një kombinim të tyre. Ndërsa 6% nuk ishin të sigurta nëse do të investonin apo jo. Investimet, për aq sa do të bëhen, do të ndodhin kryesisht tek bizneset e mesme e të mëdha.

Parashikimet për xhiron

Vetëm 21% e bizneseve të anketuara presin që të kenë sivjet një xhiro më të madhe se vjet, ndërkohë që 31% presin të kenë xhiro më të ulët. Vetëm çereku i bizneseve që presin të kenë xhiro më të lartë sivjet janë biznese të mëdha.

Vlerësimi për sistemin e taksave ndahet në “rozë-blu”

Më shumë se gjysma e biznesmenëve të anketuar (52%) mendojnë se sistemi i taksave shqiptare është i drejtë, ndërsa 29% mendojnë se është i padrejtë. Tek 19-përqindëshi që u përgjigj “Nuk e di”, mund të ketë biznesmenë që nuk deshën të tregojnë se çfarë mendojnë në të vërtetë. Sidoqoftë, përqindjet e përgjigjeve të kësaj pyetje sugjerojnë se edhe komuniteti i biznesit është i orientuar politikisht në mënyrë të ngjashme me elektoratin në përgjithësi.

Detaje të kampionit

Për këtë sondazh, u anketuan 600 biznese, të përzgjedhur në mënyrë rastësore nga numratori i telefonave të biznesit. Rreth 40 mijë biznese, nga 113 mijë të regjistruar në Shqipëri, i kanë numrat të listuar në këtë libër. Ato që nuk i kanë, janë zakonisht dyqane e kafene të vogla lagjesh. Sidoqoftë, mikro-bizneset (me 1-4 punonjës) janë të përfaqësuar mirë në kampion – 50% bizneseve të anketuara kishin 1-4 punonjës. Rreth 36% ishin biznese të vogla (me 5-19 punonjës), 11.5% ishin biznese të mesme (me 20-79 punonjës) dhe 2.5% ishin biznese të mëdha.

Sondazhi i plotë: https://issuu.com/followbusinessalbania/docs/follow_business_albania_no1_preview

Next Post

Bastet për Eurosong, Eneda Tarifa në vendet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In