• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi: Përçarjen e kryeopozitarëve do ta paguajnë më 6 mars opozitarët e thjeshtë …

by Eduard Zaloshnja
20/02/2022 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh kur Basha, nën trysninë e fortë të diplomacisë amerikane, shpalli në 9 shtatorin e vjetshëm pezullimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, ish-kryetari nisi një fushtatë të pamëshirshme denigrimi ndaj pasardhësit të përzgjedhur me dorën e vet në krye të partisë. Dhe kur Basha, ndrojtur fillimisht, iu përgjigj “Bacës” eventualisht me të njëjtën monedhë, u bë e qartë për këdo se elektorati opozitar do të ndahej më dysh.

Po sa përqind opozitarëve të thjeshtë anojnë nga Basha e sa nga Berisha?

Zgjedhjet e 6 marsit, edhe pse të pjesshme (e për më tepër administrative), mund të shërbejnë në fakt si një letër lakmuesi statistikor i kësaj përçarje. Sadoqë Basha është munduar t’i japë publikisht sa më pak rëndësi kombëtare këtyre zgjedhjeve, Berisha, nga ana tjetër, e thekson dhe e rithekson përditë këtë rëndësi. Ai synon të arrijë në këto zgjedhje një epërsi të dukshme brenda sinorit opozitar, me shpresën se do të japë mesazhin, që pavarsisht situatës së tij “non-grata” në Uashington, opozitarët e thjeshtë përkrahin atë dhe jo Bashën, beniaminin e diplomacisë amerikane.

Po kush do ta pësojë nga kjo përçarje?

Sipas sondazhit tim më të fundit, do ta pësojnë votuesit opozitarë të 6 marsit! Pavarësisht nëse janë përkrahës të Bashës apo të Berishës…

Në sondazhin që zhvillova me 12 shkurt për llogari të revistës Newsbomb (numri përkatës i revistës doli këtë fundjavë në qarkullim), më rezultoi se vetëm në Shkodër egzistonin shanse të mira për fitore të një kandidati të opozitës (gjegjësisht, për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë). Në bashkitë e tjera, fitorja ishte statistikisht e sigurtë për kandidatët e mazhorancës PS+PSD, ngaqë elektorati opozitar ishte i përçarë. (Përkrahësit e Berishës kishin një farë epërsie ndaj atyre të Bashës, por sondazhi ishte thjesht një fotografi elektorale e shkrepur 3 javë para votimit aktual, dhe diferenca mund të ngushtohet deri më 6 mars.)

Në qoftë se opozita do të kishte qenë sot e bashkuar, fitorja e saj në Shkodër e në Dibër do të ishte pothuaj e padiskutueshme më 6 mars. Vetëm 43.4% të votave morën PS+PSD në Bashkinë Shkodër në 25 prillin e vjetshëm, dhe vetëm 41.4% në Bashkinë Dibër.

Në qoftë se opozita do të kishte qenë sot e bashkuar, gara në Durrës do të ishte 50-50 më 6 mars. Vetëm 50.6% të votave morën PS+PSD në Bashkinë Durrës në 25 prillin e vjetshëm (megjithë investimin gjigand qeveritar për rindërtimin pas tërmetit).

Në qoftë se opozita do të kishte qenë sot e bashkuar, fitorja në Vorë do të ishte relativisht e mundur më 6 mars. Vora tradicionalisht ka votuar djathtas.

Me pak fjalë, më 6 mars, shkelmat proverbiale të atllarëve kryeopozitarë do t’i hanë gomarët e thjeshtë opozitarë… (Proverbi popullor: Kur zihen atllarët, shkelmat i hanë gomarët.)

Next Post
Finalja e “Big Brother Vip”, ja pse Edi Rama nuk ishte pjesë e emisionit

Finalja e "Big Brother Vip", ja pse Edi Rama nuk ishte pjesë e emisionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In