• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier: PS fiton 46 mandate, PD merr 32, LSI vetëm dy deputetë

by A R
01/04/2021 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë sipas sondazhit të MRB për Euronews Albania atëherë shpërndarja e mandateve për katër qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier do të ishte 46 për PS, 32 për PD dhe 2 për LSI.

Dimitris Mavros, drejtori i MRB tha se ka ende disa pikëpyetje se si do të ndahen mandatet. Sipas tij PS do  të humbë gjysmën e mandateve në veri të vendit dhe do të ruajë ato që ka në jug të vendit.

Blendi Çeka, ekspert zgjedhor, tha se këto 4 qarqe kanë 80 mandate nga 140 dhe rezultati është 46 me 34 në favor të PS. Ai thotë sikur të marrë skenarin që PS humb nga një mandat në katër qarqet edhe rezultati 42 kjo sërish nuk është situatë e mirë për opozitën.

Sipas tij në qarqet e vogla është e vështirë që të lëvizin mandatet dhe në 60 mandatet e qarqeve të tjera në rastin më të keq të mundshëm, PS merr 29 mandate.

“Jemi në situatën që në të gjithë variantet negativë, prap PS ka një fabul pozitive duke iu referuar të katër sondazheve”, tha Blendi Çeka.

Ndërsa Arbjan Mazniku, zv.kryetar i Bashkisë së Tiranës tha se PS synon që të marrë një rezultat më të mirë se sa në 2017 në këto katër qarte të paktën në dy raste.

Kurse Adri Nurellari, tha se pamja është pezmatuese për ata që presin rrotacion. Sipas tij, nëse do të ketë rrotacion kjo do të vendoset nga socialistët e zhgënjyer.

“Ka boll faktorë që socialistët të mos dalin të votojnë. Diferenca është nëse z. Rama ia del që të mobilizojë votuesit tradicionalë”, tha ai.

Jonila Godole u shpreh se nga panorama del se PS ka të paktën 71 mandate. Kjo sipas saj është shqetësuese në një kohë kur DASH dhe Transparency Internacional flasin për korrupsion të nivelit të lartë dhe ka kapje të shtetit në ekstrem.

“Ose këto raportoje gënjejnë ose votuesit shqiptarë janë dakord dhe janë dorëzuar. Kjo më duket se nuk bën sens”, tha ajo.

Iris Luarasi deklaroi se 8 vite qeverisja kanë kosto të jashtëzakonshme për PS dhe se ka vërejte por sipas saj Rama ka përfituar shumë nga performanca e dobët e opozitës.

“Ka humbur mjaft beteja. Dogji mandate, ia dha të gjithë bashkitë socialistëve në tryezë. Këto kanë  kosto dhe përkthehen në votë më 25 prill”, tha ajo.

Sipas Ylli Manjanit pavarësisht këtij parashikimi të sondazhit, LSI merr të paktën 5 mandate ndërsa për PD thotë se e sheh me tre mandate më shumë se sa projeksioni prej 32 mandate.

Next Post
Parashikimi i motit/ Ja si do të jetë koha sot

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta/ Moti për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com