Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, Pjerin Ndreu do të merrte një mandat të dytë në Bashkinë e Lezhës, por gara nuk do të jetë aq e lehtë sa mendohej.
Mbështetja për rivalin e Pjerin Ndreut, Pashk Gjoni i koalicionit Berisha Meta është rritur me 9%, ndërkohë që mbështetja për socialistin ka rënë në 6%.
Nëse do të votohej sot Ndreu i PS do të merre 49-53% të votave (55-59% ishte në sondazhin e 19 prillit), ndërkohë që kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë, Pashk Gjoni do të merrte 45 deri në 49% të votave rritje me 9 pikë krahasuar me 36-40% të votave në projeksionin e 3 javëve më parë.
Marzhi i gabimit në Lezhë është 4.9%. Duket se Gjoni i BF ka marrë votën e të gjithë të pavendosurve të cilët nga 3-7% kanë zbritur në 1-3%.
/s.f